Bota

Rënia e Regjimit të Assad, çfarë ndodh tani me Sirinë? 3 skenarët e mundshëm

9 Dhjetor, 12:15| Përditesimi: 9 Dhjetor, 16:33

  • Share

Regjimi i Bashar al Assad ra pas 24 vitesh. I kapur në befasi, tashmë ish presidenti është arratisur nga vendi dhe ka marrë azil politik në Rusi. Ai dhe drejtues të regjimit të tij nuk mendonin që sulmet e armatosura të rebelëve të nisura në 27 nëntor, të kishin sukses në kaq pak kohë. Damasku tashmë është në dorë të militantëve islamik Hayat Taahrir al Sham dhe shefit të tij Abu Muhammad al Jolani të cilët po flasin për një erë të re për vendin. Qoftë për dinamikën e brendshme të vendit I cili ka aktive mjaft fraksione rebele por edhe për atë rajonale dhe globale, situata në Siri është shumë larg të qenurit pranë një formë të qartë. Analistët kanë nxjerrë në pah disa skenare të mundshme që mund të vihen në zbatim në javët apo muajt në vijim. I pari është ai I zgjedhjeve. Bashar al Assad është larguar nga vendi por qeverinë vijon ta drejtojë Muhhamad Al Jalali, të cilit I është lënë një rol garantori për një periudhë tranzicioni deri sa populli të vendosë se kush do e udhëheqë vendin.

Krahas zgjedhjeve, janë të paktën 3 rrugë në të cilat Siria mund të kalojë deri në një stabilizim përfundimtar të situatës. Skenari libanez, ai i një periudhe tranzicioni të udhëhequr nga OKB ose skenari libian,

Me hipotezën e parë Siria do të ndiqte një model të ngjashëm me Libanin, vend me një ekuilibër të brishtë midis komuniteteve fetare dhe etnike. Në këtë këndvështrim, fuqitë e huaja - Shtetet e Bashkuara, Turqia, Rusia dhe Izraeli - do të ruanin ndikimin e drejtpërdrejtë në vend nëpërmjet aleatëve vendas, duke krijuar një ndarje joformale të pushtetit. Shteti do të mbetej unitar, por udhëheqës të ndryshëm lokalë do të menaxhonin territoret e tyre. Edhe pse ky skenar ka një farë stabiliteti, ai mund të sjellë rrezikun e krizave të herëpashershme politike. Ashtu si në Liban, tensionet midis komuniteteve do të rrezikonin të shpërthenin periodikisht, ndërsa popullsia do të vazhdonte të vuante nga shërbimet e dobëta publike dhe stanjacioni ekonomik.

Ndërkohë rruga e dytë është ajo ku përfshihet OKB sipas rezolutës 2254 të vitit 2015. Kjo rrugë përcakton respektimin e disa hapave. Një ruajtje të institucioneve shtetërore - të ndara nga regjimi - duke përfshirë forcat e rregullta të armatosura dhe administratën civile, dhe një proces politik të mbikëqyrur nga aktorët ndërkombëtarë. Një komitet kushtetues, që përfaqëson të gjithë komponentët politikë, etnikë dhe fetarë, do të ishte përgjegjës për hartimin e një kushtetute të re, process që do të përfshinte edhe kurdët, aktualisht të ndodhur në zonat verilindore të kontrolluara nga SHBA. Pasi të përfundojë kjo fazë, zgjedhjet e reja do të garantonin pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, nga partitë historike si Baath deri te lëvizjet e reja, përfshirë ato radikale islamike.

Rruga e tretë do të ishte skenari "libian", ai që sipas ekspertëve do të ishte më i keqi për Sirin, pasi vendi do të mbetej peng I grupeve milicish të ndryshme, forca të huaja dhe grupe ekstremiste, të gjitha të përfshira në një garë të dhunshme për kontrollin e burimeve dhe pushtetit. Ky është rast do të mungonte shteti qendror funksional. Është një hipotezë që do ta linte Sirinë në harresë, por do të lejonte fuqitë e jashtme të mbeten dominuese në rajon.

Situata në Siri pritet të prodhojë edhe disa pasoja. Së pari ajo e emigrantëve. Miliona të larguar ndër vite janë duke u rikthyer këto ditë në Siri, por rreziku është që të ketë flukse migratore të atyre që shihen si besnikë të regjimit të rënë. Sipas Ministrit të Jashtëm Italian, rruga ballkanike drejt Europës duhet patur parasysh si një vendkalim i mundshëm i këtij grupimi. Të zhvendosurit gjithashtu janë një krizë e fortë me të cilën duhet punuar. UNHCR thotë se janë 12 milion të tillë si pasojë e 15 viteve të konfliktit civil sirian, 7 në brendësi të Sirisë dhe 5 nëpër shtetet fqinje.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarras Lala: 09/12/2024 13:26

    Tani Sirjanēt do han me lug floriri tē gjith do ngopen me MUT. E tani do ta provojn demokracin e Amerikēs. Popull idjot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?