Sociale

Rënia e temperaturave, aktivizohet ngrohja në shkollat e Lezhës

19 Nëntor 2024, 15:17| Përditesimi: 19 Nëntor 2024, 15:31

  • Share

Ulja e temperaturave ka sjellë nevojën për aktivizimin e sistemeve të ngrohjes në shkolla. Në Lezhë institucionet me përqendrim të madh të nxënësve kanë ngrohje qendrore dhe vetëm në fshatra përdoret ngrohja me dru.

Tenderimet për të siguruar bazën e nevojshme për shkollat me ngrohje qendrore janë bërë që në stinën e verës, ndërsa drutë e zjarrit janë siguruar nga ndërmarrja e shërbimeve si edhe nga sekuestrimi nga prerja e paligjshme e pyjeve, duke plotësuar të gjithë nevojat.

Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë, Nikolin Shtjefni thotë se edhe kaldajat që kanë që kanë patur probleme qe në vendosjen e tyre janë rikthyer në pune dhe është zgjidhur edhe mirëmbajtja e Tyre.

Në Lezhë numërohen në total 58 godina arsimore, 8 me ngrohje qendrore, 6 me kondicionere dhe 44 janë me ngrohje me dru zjarri, ku asnjëra prej tyre nuk do të ketë probleme me ngrohjen.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?