Liqrni i Fierzës

Rënie drastike e ujit në liqenin e Fierzës, baseni po lë bregun dhe po tkurret rreth kupolës! Asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike

26 Tetor, 14:16| Përditesimi: 26 Tetor, 14:24

  • Share

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës në vend.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të dy lumenjve kryesor janë shumë të pakta ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë ndërsa rënia e nivelit është 40 cm në 24 orë ndërkohë që niveli i ujit vetëm javën e fundit ka rënë me dy metra.

Në mesin e tetorit ishte 271.91 metra. Aktualisht niveli në liqen sipas KESH ka arritur në 269.21 metër nga 296.5 e kuotës maksimale.

Kjo rënie ka sjell edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa baseni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Sipas sallës operative me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike momentalisht asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike nga katër që ka në total.

Kujtojmë se Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë.

Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geni: 28/10/2024 01:15

    O Noc Rroku po Skavica nuk e pi ujin. As Maqedonsit nuk e pijne ujin. Skavica do jete rezervuar rregullator. Rritu dhe meso o Noc Rroku

    Përgjigju
  • jani: 26/10/2024 16:40

    Po nuk u ndërtua ujmbledhësi i Skavicës me këto ndryshime që ka moti shum shpejt Fierzë do të mbetet pa punë.

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 26/10/2024 20:54

      O palaço jani !!!! Slavica ishte projekt kur ishim koloni e Sërbisë , ne 7republika..... Tani s'të dërgon më ujë maqedonsi se është shtet më vete... Gënjeshtrat me emërin skavicë...janë për t'u marrë tokën dibronëve, sa për ndikimin në Fierzë, ndikon për keq, sendo i.ndalojë dhe atë psk ujë wë shkon....trapa mos shkruani për gjëra që se kini idenë,

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?