Rënie nga Superliga? Gjoka: Çudi, Dinamo ishte për titull! Këtë sezon më ka habitur Vllaznia

7 Prill 2022, 12:51| Përditesimi: 7 Prill 2022, 14:09

  • Share

Erdhi me bujë pas 9 vitesh, duke pretenduar se do fitonte titullin, por Dinamo tani është skuadra me rrezikun më të madh për të rënë nga Superliga. Situata është e pashpresë, pasi në 9 ndeshjet e fundit nëndetësja numëron 7 humbje. Momentalisht renditet e 9 me 23 pikë, 7 më pak se Egnatia që luan ‘play-off’ për të mos rënë.

“Është një rast unikal, një skuadër si Dinamo me një president që i ka dhënë gjithçka nga ana financiare. Menduam se do ishte një ekip me pretendime këtë sezon. Me atë grup lojtarësh që ka duhet të mos ishte për rënie, ndoshta mund të mos ishte për kampion, por të paktën jo për rënie,”-u shpreh Ernest Gjoka, trajner futbolli.

Vanoli është trajneri i tretë i skuadrës për këtë sezon, por sipas Gjokës zgjedhja e një italiani në pankinë kur pretendon mbijetesën është e gabuar.

“Trajneri i huaj do kohën e vet të përshtatet. Do të kutpojë se si funksion kampionati shqiptar, si funksionojnë ndeshje, si është mentaliteti ynë dhe të tjera. Mendoj se është kohë e humbur për Dinamon. Gjithsesi shpresoj dhe uroj që të rikthehet, por …”-deklaroi Ernest Gjoka, trajner futbolli.

Kur ka mbetur edhe një fazë e kampionatit për t’u luajtur çështja e titullit duket e mbyllur.

“Tirana ishte ekipi më stabël. Ekipi që ka diferencë edhe në cilësi lojtarësh. E prisja duke parë edhe mënyrën sesi u paraqit ekipi. E vetmja gjë që më ka çuditur është Vllaznia sepse edhe ajo ka një ekip cilësor,”-tha Ernest Gjoka, trajner futbolli.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?