Pjesëmarrësit ne forum

Politikë

Renzi: Evropa lojtare e fortë por duhet të zgjohet! Administrata e Trump ndryshoi shumë gjëra! Alabbar: Duam që kontinenti evropian të përparojë

17 Maj, 11:02| Përditesimi: 17 Maj, 11:09

  • Share

1747472896_forumi.JPG

Senatori dhe ish-kryeministri italian, Matteo Renzi thotë se administrata e re e Donald Trump ka ndryshuar shumë gjëra. Në fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar të Iniciativës për Investime në të Ardhmen (FII), që po mbahet në Tiranë, ai u shpreh se tarifat doganore të Trump nuk janë një gjë e mirë por shtoi se Evropa duhet të zgjodhët dhe të mendojë për të ardhmen.

“Administrata e Donald Trump ka ndryshuar shumë gjëra. Tarifat nuk janë gjë e mirë por mund të kalohen me tarifa bilaterale. Evropa duhet të përfitojë pasi është një kontinent perfekt dhe me demografi të madhe, por rrezikon të bjerë në burokraci. Europa është një lojtare e fortë në fushë por duhet të zgjohet dhe të mendojë për të ardhmen.”, u shpreh Renzi.

 

Ndërkohë themeluesi i Emaar Properties, Mohamed Alabbar deklaroi se Evropa duhet të ndryshojë.

“Europa ka disa rregulla të çuditshme dhe duhet të ndryshojë. Ne duam që Evropa të përparojë. Me thonë mua Muhamed ke shtet pa demokraci por në fakt kemi zhvillim, kapital të zhvilluar dhe të edukuar, kemi turizëm ekonomi, siguri dhe transparencë. Ka diçka Amerika është e zënë me zgjedhjet gjithë kohën, ndërsa Evropa vetëm rikonstruksion, rikonstruksion... Bota po ndryshon dhe ne duhet të kapim ndryshimet.”

Renzi shtoi se “gjëja më e rëndësishme e Europës sot është të investojë në  edukim”.

“Edukimi i gjeneratës së re është shumë i rëndësishëm për financat. Mendoj mund të diskutojmë se si t'a transformojmë Evropën. Po sot kemi Google, Youtube etj... Por ne kemi punuar dhe pa këto. Gjenerata e re duhet të investojë për të ardhmen. Dhe Europa këtë duhet të fokusohet te mos merret me demokracinë shumë burokraci. Europa duhet të jetë gati për këtë gjeneratë, do të thotë më pak burokraci. Duhet të kuptojmë se problemi më serioz është demokracia. Na çon në kolaps. Investoni në demokraci, në talente, në edukim kjo ka me shume rëndësi tani. Keni disa pjesë të diskutimeve tek panelit të parë, ku u diskutua për kapitalin njerëzor, tarifat e teknologjia”, tha Renzi.


Lajmi kryesor:

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë, Renzi: Evropa duhet të zgjohet, administrata e Trump ndryshoi shumë gjëra! Alabbar: Duam që kontinenti të përparojë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?