Sociale

Reparti i ri i Kirurgjisë, mjeku: Do konkurrojmë privatin! Infermierë kemi për vete dhe Gjermaninë

13 Janar 2020, 16:35| Përditesimi: 13 Janar 2020, 16:50

  • Share

TIRANE-Paraditen e sotme kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inauguruan spitalin e ri të kirurgjisë, i cili është ringritur pas 90 vitesh në godinën e vjetër në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Për të folur për shërbimin i ftuar në studion e Report Tv ishte mjeku reanimator i QSUT-së, Krenar Lilaj. Ai tha se me ndërtimin e spitalit të ri të kirurgjisë, tashmë shteti do të konkurrojë edhe privatin.  "Spitali kirurgjikal e konkurron privatin me kushtet e reja. Puna zhvillohet në kushte të reja, që nuk na i ka marrë mendja më parë dhe shpresojmë që dalë nga dalë të rrisim kapacitetin, numrin e operacioneve.

Pas 90 vitesh u ndërtua një spital i ri kirurgjik në Shqipëri" tha ai. Lilaj tha se është rekrutuar stafi i ri në spital, por i pyetur mbi largimet e infermierëve dhe mjekëve drejt Gjermanisë ai tha se "mjekë në Shqipëri ka pasur dhe do të ketë gjithmonë për Shqipërinë dhe Gjermaninë".

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?