Reperi i famshëm amerikan P. Diddy u shpall fajtor nga gjykata në Nju Jork. Juria në gjyqin për trafikim seksual të Sean "Diddy" Combs, producentit të muzikës i njohur si P. Diddy, shpall i pafajshëm për tre akuza dhe po, për dy, ai u lirua nga akuzat më të rënda. Juria e shpalli atë "të pafajshëm" për konspiracion, trafikim seksual për 2 raste. Ndërkohë ai u shpall fajtor për nxitje prostitucioni kundër dy femrave.
Reperi, pasi u shpall vendimi, shtrëngoi duart në lutje, përqafoi anëtarët e familjes së tij të pranishëm në sallën e gjyqit, i dha avokatit të tij një përshëndetje dhe falënderoi jurinë. Avokatët kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm. Nëse ai do të ishte shpallur fajtor për tre akuzat e tjera, ai do të ishte përballur me burgim të përjetshëm. Trupa e tij mbrojtëse kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin.
Gjyqi ndaj producentit të njohur të muzikës 'rap', nisi në muajin Maj, ndërsa vendimi për të u dha nga një juri e përbërë prej 12 anëtarësh. Arrestimi i tij tronditi botën e spektaklit në SHBA muaj më parë.
Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë (tetë burra dhe katër gra) u takuan sot pasi dje arritën një marrëveshje vetëm për katër nga pesë akuzat, aq sa u desh të mblidheshin përsëri sot. Në total, jurisë iu deshën 13 orë për të arritur një marrëveshje. 55 vjeç, reper dhe producent muzikor nga Harlem, për dy dekada Sean Combs dominoi hip hopin amerikan me emrin e artit Puff Daddy e më pas P. Diddy. Gjatë viteve ai rezultoi të ishte, një producent shumë i fuqishëm, fitues tre herë i çmimit Grammy, këngëtar dhe sipërmarrës. Perandoria e tij u shemb nën akuzat shumë serioze për abuzim seksual, dhunë dhe shfrytëzim të prostitucionit, duke i dhënë atij nofkën Harvey Weinstein i muzikës.
Komente
