Don Xhoni

Reperi Don Xhon në një histori të re dashurie? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet (FOTO)

10 Gusht 2022, 16:23| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 16:29

  • Share

Reperi Don Xhon është përfolur për lidhjen e tij të dashurisë me modelen ruse, por duket ka lënë pas krahëve dhe me postimet e fundit ka ngritur dyshime se po shijon një romancë të re.

Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video, ku shfaqet një buqetë me trëndafila dhe disa tullumbace të kuqe. Nuk dihet nëse ka nisur një lidhje të re apo si pjesa më e madhe e artistëve marrin pamje nga klipet muzikore dhe ngatërrojnë rrjetin.

Historisë së Don Xhon me modelen ruse Ariana i erdhi fundi pas disa muajsh ndërsa thanë se u përpoqën të mbanin lidhjen në distancë, por nuk përshtateshin me njëri-tjetrin.

“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë”, shkroi modelja në atë kohë.

Postimi në Instagram

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?