Eminem i befasoi të gjithë dhe shërbeu pasta në ditën e parë të hapjes së restorantit të tij “Mom’s Spaghetti”.
Sipas reperit, ky ishte një vendim spontan, pasi fillimisht kishte menduar të mos ishte prezent. Ai jo vetëm që u shfaq në hapjen e restorantit por filloi të shërbente edhe pasta pë fansat!
Emri i restorantit “Mom’s Spaghetti” (pastat e mamit) është frymëzuar nga kënga hit e 2002 "Lose Yourself."
Pjesë nga kënga:
His palms are sweaty, knees weak, arms are heavy. There's vomit on his sweater already, mom's spaghetti.
Specialiteti i restorantit të ri, i cili kryesisht ka ushqim italian është “Mom’s Spaghetti”. Nëse ndonjëherë iu bie rruga nga qendra e Detroit në SHBA provojini ato!