Ditën e djeshme, 18 vjeçarja Marigona Osmani është vrarë në mënyrë makabër në kulmin e rinisë nga dora e bashkëjetuesit dhe shokut të tij. Vrasja e saj ka prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa së fundmi ka reguar edhe reperi i njohur Gold AG.
Përmes një postimi në InstaStory, Gold AG ka shprehur revoltën e tij, ndërsa shkruan se ditët e sotme është dëshirë e madhe për të pasur vajza, por një problem për t’iu siguruar atyre mbrojtje, sepse del një i prishur në tru dhe e këput si lule akoma pa u çelur, duke iu referuar kështu vrasjes së Marigona Osmanit.
“Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë, del një i prishur n’tru e n’zemër e këput si lule hala pa qelë. Edhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin. Por për fat të keq Islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla”, shkruan reperi.
Marigona Osmani, 18 vjeç u la ditën e djeshme e vdekur përpara derës së spitalit në Ferizaj. Ajo dyshohet se është dhunar për vdekje nga bashkëjetuesi Dardan Krivaqa dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu. Policia ka shpallur në kërkim Dardan Krivaqën, ndërsa shoku i tij është arrestuar.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!
SI.E./ReportTv.al