Reperi Capital T dhe Musaen Zeneli

Kronikë

Reperi shqiptar bën gjestin human, merr përsipër shpenzimet e funeralit të 20 vjeçarit Musaen Zeneli që u vra nga përplasja me armë në Velipojë

27 Qershor 2021, 22:04| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 00:40

  • Share

Të shumta kanë qenë reagimet prekëse për të riun Musaen Zeneli i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë zjarri mes anëtarëve të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë.

Mes reagimeve ku solidarizoheshin me të riun, i  veçantë ka qenë edhe i reperit nga Kosova, Capital T i cili ka ofruar të paguajë të gjitha shpenzimet për funeralin e 20 vjeçarit, i cili ishte jetim pasi babai i ishte mbytur në Drin, ndërsa nëna ishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, ka komentuar reperi në postimin e blogerit Olti Curri.

Në rrjet ka patur postime të shumta që solidarizoheshin me të riun.

“Musaen Zeneli, kamarieri jetim që u vra mbrëmë barbarisht prej dorës gjakatare të horrave, e kishte rrogën mujore aq sa kushtojnë 10 plumba të kriminelëve të cilëve nuk u kontrollohen kurrë shtëpitë dhe bizneset. Policia jonë është e zënë me arrestimin dhe sekuestrimin e trangujve dhe majdanozit të fshatarëve, ndërsa bosat e plazheve flenë me shtetin dhe kurvërojnë me krimin” janë disa nga postimet në rrjetet sociale për masakrën që i preu jetën në mes adoleshentit në Velipojë.

“Prehu ne Paqe Musaen Zeneli, atje lart do jete me mire per ty”. “Allahu e mëshiroftë”.

Duke qenë se nëna e tij ishte në kushte të vështira ekonomike 20 vjeçari kishte filluar punë në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier. Por fati i zi deshi që tia ndërpriste jetën në mes në një mënyrë tragjike dhe të dhimbshme. Vrasja e 20 vjeçarit preku zemrat e të gjithëve pasi u konsiderua si viktima më e pafajshme e kësaj masakre me 4 të vrarë. Para disa vitesh babai i të riut të ndjerë ishte mbytur në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?