Elinel dhe Drake

VIP & Spektakël

Reperi shqiptar e akuzoi se i ka vjedhur këngën, Drake merr vendimin drastik ndaj tij (Foto)

2 Korrik 2018, 09:22| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 10:42

  • Share

Kohët e fundit po qarkullonin lajme të ndryshme ku flitej se reperi ndërkombëtar Drake i kishte vjedhur këngën reperit të njohur shqiptar Elinel. Bëhet fjalë për një projekt që Elinel e kishte hedhur në treg në vitin 2012 me titullin ‘Bullet’. E ndërsa Drake e ka titulluar ‘Can’t take a joke’.

Elinel ka publikuar të dyja videot në llogarinë tij në ‘Instagram’ dhe duket me të vërtetë identike. “Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel krahas postimit.

Mirëpo këtë e ka vënë re edhe vetë reperi ndërkombëtar dhe ka marrë një vendim vërtet drastik duke i bllokuar të gjitha komentet këngëtarit shqiptar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?