Reperi Stresi me bashkëshorten

Reperi Stresi flet përsëri për ish- bashkëshorten, cilin ves urrente te ajo?

18 Janar 2023, 19:17| Përditesimi: 18 Janar 2023, 19:20

  • Share

Reperi Stresi ka folur sërish për marrëdhënien e tij më ish-bashkëshorten. Ai ka ndarë me publikun çfarë e bezdiste më shumë të Kejsi, pasi gjithnjë ka treguar çfarë pëlqen tek ajo.

Duke biseduar me Artën në oborr, reperi është shprehur se Kejsi i bënte shumë foto teksa ishte në gjumë, gjë e cila e bezdiste.

“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri, punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavave. E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjet e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi reperi. 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?