Reperi Stresi

Reperi Stresi ' i stresuar' brenda Big Brother Vip Kosova: Kur të dal kam nevojë për psikologen më të mirë

21 Janar 2023, 17:00| Përditesimi: 21 Janar 2023, 17:28

  • Share

Stresi është komentuar shpesh së fundmi për gjendje e tij të stresuar dhe të rënduar psikologjike, e cila agravoi më tej në nervozizëm duke i rënë derës me shkelm. Një rast tjetër është kur ai i kërkoi BBVK  të largohej apo rasti kur u përlot dhe dëshironte sërish të largohej pasi iku Getinjo. Mëngjesin e sotëm i është drejtuar sërish kamerës për  t’’ kërkuar qytetarëve të Prishtinës, t’i gjejnë psikologen më të mirë të qytetit.

“Kam nevojë që kur të dal nga këtu, të më gjeni psikologen më të specializuar, më të respektuar dhe më të mirë të Prishtinës”, tha Stresi.

Nëse ka një banor që ka bërë disa deklarata surprizuese në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ai është padiskutim reperi Stresi.

Përveç deklaratave për Keisin, apo vendimeve për t’u larguar. Së fundmi, Stresi tha gjatë një bisede me banorët e “BBVK” se është i bindur që në shtëpi ka fantazma.

" Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes", tha Stresi.

" Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë", tha Gresa.

"Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di" tha Stresi.

Së fundmi Stresi është shprehur gjithashtu se ndjehet shumë i lumtur që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një bisede me Gresën, modelja e pyeti nëse do të shkonte në “Big Brother VIP Albania”, por përgjigja e reperit ishte e prerë: “Kurrë!”

I pyetur më tej nga Gresa për arysen, ai tha: “Për shumë arsye”

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?