Travis Scott

Reperi Travis Scott sjell projektin e parë muzikor pas tragjedisë në koncertin e tij

23 Prill 2022, 08:22| Përditesimi: 23 Prill 2022, 08:25

  • Share

Reperi Travis Scott ka publikuar projektin e tij të ri muzikor të titulluar “Hold That Heat”, i pari që ka sjellë në treg që prej tragjedisë në koncertin e tij në nëntorin e vitit të kaluar.

Në këtë projekt, reperi bashkëpunoi me Future dhe producentin Southside.

Në një moment, Scott thotë: “Mbaje atë armë”. Më pas, në klip shfaqet i ulur në një kolltuk pranë bashkëpunëtorit të tij Future dhe të dy konsumojnë marijuanë së bashku.

Në koncertin e tij “Astroworld” ndërruan jetë të paktën 10 persona nga asfiksia, mosha e të cilëve ishte nën 30 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, vëmendje të veçantë mori edhe një postim i vetë këngëtarit në rrjetin social Twitter ku u shprehu familjarëve ngushëllimet për jetët e humbura si dhe lutjet e tij për ta. Postimi i Scott vijon me mbështetjen e tij financiare dhe morale për viktimat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?