Mozzik

Reperit Mozzik i vjedhin shtëpinë: Hajnat më morën 100 mijë euro dhe 16 armë zjarri! Më marrshin të ligat

17 Tetor 2023, 08:54| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 08:55

  • Share

KOSOVË- Reperi Mozzik ka rënë pre e një vjedhjeje në banesën e tij në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa vetë reperi e ka bërë te ditur përmes rrjeteve sociale duke treguar se dëmi ka qenë shumë i madh.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se grabitësit i kanë marrë në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë, kryesisht aksesorë floriri.

Mozzik ndër të tjera falenderon policinë e Kosovës për gatishmërinë, teksa pret që kjo grabitje të zbardhet dhe autorët të arrestohen.

‘Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.

Shnet Paçi !’- shkruan Mozzik.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/10/2023 02:15

    Sigurisht qe /t'i morren te ligat/,te morren armet dhe jo pak,plot 16! Me/pa leje, ato vec fatkeqesi sjellin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?