TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë replikuar në distanë lidhur me procesin e hapjes së negociatave dhe Reformën në Drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Rama shigjetoi kreun e shtetit duke thënë se ky i fundit është pengues kryesor i integrimit i cili lobon jashtë vendin për të penguar hapjen e negociatave. Rama tha se Meta pretendon se bën revolucione duke përdorur flamujt e shteteve të tjera, duke iu referuar valëvitjes së atij të SHBA gjatë tubimit të 2 Marsit.
"Unë i kuptoj shumë mirë njerëzit që i kërkojnë të gjithë gjërat përnjëherë por duhet durim dhe rezistencë. Ne Reformën në Drejtësi e filluam pas vendeve të tjera ndërsa sot kemi bërë më shumë se shumë vende të tjera. E di shumë mirë edhe ky zotëria që çon letra gjithandej për të lobuar kundër hapjes së negociatave. Tani ata thonë hajde na tregoni që drejtësia funksionon njësoj për të gjithë dhe këtë e dinë këta që bëjnë revolucione dhe tundin flamunjtë e të tjerëve pa leje", tha Rama
Nga ana tjetër kreu i shtetit replikoi me kryeministrin gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Bullgarisë, duke e etiketuar sërish si gruan e Bilalit
"Nuk do të dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme dhe të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit. Ajo që është e rëndësishme është se presidenti i Bullgarisë është këtu për të dhënë mesazhe sa më pozitive për çeljen e negociatave. Ju e dini që kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar dhe të gjitha kanë të bëjnë me ligjin kundër krimit. Ne shpresojmë që në fund të Marsit BE të na japë një mesazh inkurajues", tha Meta.
Po ti o Lume Floriri qe je vellai i Balileve si tja bej hallit une te trokad dyrve te botes ?
PërgjigjuZ.Kryeminister shkarkojeni cfare prisni,se eshte bere tejet i peshtire per ti thene president.
PërgjigjuZ.Kryeminister tregojini vendin ketij bastard presidenti qe po e kthen kete vend ne nje vend qesharak,dhe kerkoni falje qe e votuat kete funderrine kryehajdut.
Përgjigju