Albana Vokshi në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Politikë

REPLIKAT/ Artistët e aktivistët sulmojnë deputetët e PD-së: Jeni të paguar. Albana Vokshi: Unë s’bëj pjesë tek të paguarit

18 Shtator 2018, 20:36| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 20:44

  • Share

Ditën e sotme një grup artistësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, si dhe anëtarë të opozitës janë mbledhur në diskutim  për hapat që do të ndiqen për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Por siç duket kjo mbledhje nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi, nuk kanë munguar debatet e zjarrta.

Pjesëmarrës në mbledhje, studiuesi Aurel Plasari ka akuzuar opozitën se është e paguar për të ndjekur çështjen e Teatrit Kombëtar, çka nuk është pritur aspak mirë nga përfaqësuesja e tyre, Albana Vokshi, raporton CNA.al.

Vokshi është shprehur se ajo vetë nuk është opozitë e paguar, duke lënë të nënkuptohet se një pjesë e mirë e kolegëve të saj paguhen për këtë kauzë.

Më poshtë debati.
Vokshi: …Ne na interesojnë të dyja, juve vetëm teatri.
Plasari: Ju patjetër se jeni opozitë e paguar, për këtë paguheni.
Vokshi: Mos fyeni se unë nuk u kam fyer.
Plasari: Çfarë ka fyerje?
Vokshi: Unë nuk jam pjesë e opozitës së paguar dhe jam këtu që ditën e parë si deputete dhe si kryetare komisioni.
Plasari: Në orar të punës je…

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?