TIRANË- Pas ditësh replika me video, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i dërgon kryeministrit Edi Rama një mesazh live përmes ekranit të Report Tv. Në intervistën për 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga, Lulzim Basha në replikën drejtuar Ramës, i thotë këtij të fundit se ka frikë nga e vërteta dhe se është i gatshëm për një debat live.
“E Ramee, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Ramë. S'është faji im se të dhemb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit... Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga...", tha Basha.
Dy përgjigje kërkon nga kryeministri Rama.
"Ti erdhe më 2013 Ramë dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë. Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti. Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.
Basha shpejgon edhe se përse ka zgjedhur që kryeministrit Rama t'i përgjigjet përmes kësaj strategjie, duke thënë se miliona shikues ndjekin videot në rrjetet sociale. “Është mënyra popullore për të vënë gishtin mbi plagë”, tha Basha.
Basha: Njerëzit jo thjesht e klikojnë dhe shijojnë, por solidarizohen me pyetjen ku i ke shokët sepse korrupsioni është pengesa për zhvillimin e vendit. Përgjigje e kësaj pyetje është se shokët e tij më të ngusht brenda PS, që i ka bezdisur pushtet janë në burg për korrupsion.
Nëse do të më linte pa përgjigje ai do bënte antifushatën më të madhe ndaj vetes duk u përgjigjur po bie në një gropë, gjithmonë e me shumë, ai edhe pse bënë replikë ai nuk i është përgjigjur pyetjes ku i ke shokët, pse i ke aty.
Moderatori Minga e pyet: Nuk është përgjigje një bie mijëra ngrihet?
Basha: Jo nuk është përgjigje, është problemi, pra i bie që një hajdutë bie dhe mijëra hajdutë ngrihen. Ky nuk është buf, që i hanë shokët zhaba pas krahëve, ky është pjesë e problemit. Ai zëvendëson një shok me një tjetër me probleme. Ai vetë nuk kthen përgjigje se ku i ke shokët. Duhet të thotë se i ka shokët në burg, se i besova. Shqiptarët e dinë, bën montazhe, nuk përgjigjet. Unë kam pyetje drejtpërdrejtë, ku i ke shokët, ku i mbetën shokët, ose 7 herë 7, 3 herë kryeministër, 12 vjet kryeministër, kërkon edhe 4 të tjera. Nuk është lajm i mirë një bie e mijëra ngrihen, sepse do të thotë se do marri hajdutë të tjera. Këto janë probleme të Shqipërisë dhe Rama nuk i ka dhënë përgjigjet”, u shpreh kreu i Koalicionit Euroatlantik.
Një koment ai e dha edhe për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën e shpallur 'non grata' dhe akuzuar për aferën 'Partizani' nga SPAK.
"Sali Berisha nuk ka më çfarë t'i japë demokratëve, ai nuk i shërben më atyre dhe demokratëve u duhet thënë e vërteta siç është. Kush voton PD-në, voton për Ilir Metën e arrestuar për korrupsion dhe rrangallat e korrupsionit", u shpreh ai ndër të tjera për Report Tv.
Basha foli edhe për programin e Koalicionit Euroatlantik duke thënë se një ndër pikat kryesore është mbështetja ndaj SPAK.
Lulzim Basha u shpreh sot në intervistën ekskluzive të dhënë në studion e “Repolitix’ në Report Tv se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Në argumentin e tij, kreu i Koalicionit Euroatlantik, teksa bëri thirrje të votohej numri katër i partisë që përfaqëson në zgjedhje, tha se kush voton PD-në më 11 maj, voton Ilir Metën dhe rrangallat e vjetra të politikës.
“Mos t’i mbajmë demokratët me gur në trajse dhe t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Berisha nuk i shërben më PD-së dhe nuk ka çfarë t’i japë më demokratëve. Ky është momenti që të zgjohen dhe të afrohen me Koalicionin Euroatlantik, se këtu nuk do gjejnë njerëz që kanë ngritur kartona për të liruar të korruptuar dhe mbyllur lista. PD-ja tani nuk është më ajo që e duan të gjithë. Të votosh PD-në tani, do të thotë të votosh Ilir Metën, të korruptuar dhe të arrestuar. Do të thotë të votosh Jozefina Topallin që bashkoi më 2021 votat me Edi Ramën në Shkodër. Vota për Sali Berishën është votë për Metën dhe rrangallat e korrupsionit. E vetmja votë është për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin katër”.
Në fund ai tha se SHBA-të nuk kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe mbështetja e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe Prokurorisë së Posaçme. Teksa bëri një rezyme të bashkëpunimit të tij me partnerët ndërkombëtarë si kur ishte në pozitë si ministër, ashtu edhe në opozitë, shtoi se ndihma ndërkombëtare do vijonte.
“SHBA mbështesin luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mos nënvlerësohet heshtja momentale e tyre për shkak të tranzicionit momental”.
Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha foli në emisionin ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme edhe për programin e forcës që ai drejton.
‘Ne kemi dal të parët me program edhe CDU gjermane ka thënë është programi më i mirë. Programi është shpalosur dhe shpaloset çdo ditë. Unë isha sot në Elbasan dhe atje e shpalosa programi ynë ka vetingun e politikanëve, heqjen e imunitetin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura. Ne kemi një plan të plotë si luftohet korrupsioni, për të mbështetur sipërmarrësit dhe taksat që duhet të paguajë sipërmarrësit, si do të mbështesim rininë shqiptare. Investimi më madhor i parashikuar në programin tonë, nuk është një zhvillim infrastrukturor por ngritja e 4 kampuseve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë Vlorë dhe Shkodër në fushën e teknologjisë së informacionit’, tha ai.
Kreu i KEA-s, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin më votën për 50 mijë lekë dhe të mbajnë peng të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve.
Ai u shpreh se nuk do bashkëpunojë me njerëz me probleme me ligjin, të korruptuar dhe dënuar për korrupsion, apo që nuk mbështesin SPAK-un.
“Nëse votën do e shesësh për 50 mijë lekë, po i drejtohem qytetarëve, kur mund t’i krijosh mundësi fëmijëve dhe familjes me 15 mijë euro të ardhura në programin tonë, atëherë kjo tregon se po shet lëkurën për dhjam qeni, po e shet shumë lirë. Objektivi ynë është programi ynë, i shtrijmë dorën gjithkujt që e gjejnë veten te programi jonë. Përveç atyre që janë të korruptuar, kriminel, me probleme me drejtësinë, apo që nuk mbështesin SPAK. PS ka njerëz të ndershëm aty, që nuk kanë vjedhur, që janë të ndershëm, s’i demonizoj socialistët shqiptarë, në krahasim me këta të tjerët që janë pasuruar, janë majmur, kanë vjedhur dhe janë korruptuar. Në mënyrë kategorike me këta nuk mund të ketë bashkëpunim”.
Kreu i Koalicionit Euroatlantik shpalosi platformën e tij politike dhe elektorale në Report TV si dhe komentoi video-postimet me kryeministrin Edi Rama.
Ai i qëndroi idesë se Rama e vodhi mandatin e tretë të vitit 2021 me krim dhe korrupsion.
“Trekëndëshi i Bermudës, nuk janë dy, janë tre. Rama nuk puqet te 7 herë 7! Kur të tregojë se ku i ka shokët, pse i ka shokët aty, cila është përgjegjësia e tij që i ka aty. Le ta thotë se është i paaftë, ose se ia futa shokëve, ose e vodhën pas shpine. Rama është mbajtur me thonj pas pushtetit. Janë fashikujt e strukturës së posaçme antikorrupsion, është Jurgis Çyrbja, ku edhe vetë mandati i Ramës është produkt i bandave të Durrësit. Është fakt se mandati i tretë i Ramës u bazua në vjedhje, presione, korrupsion e krim (zgjedhjet e 2021)”.
A ka ai mesazh për kryeministrin Rama. Basha përdori edhe ironi dhe batuta nga filmi “Rrethimi i vogël”:
“Mesazhi im për Ramën është që pas 11 majit të bashkëpunojë me SPAK, politikisht të marrë përgjegjësitë. Pse i ka shokët aty ku i ka dhe personalisht të japë llogari për shokët e tij, se nuk janë 1... as 10... mbaruan duart e dorës Rame, nisim me të këmbës... pastaj kryebashkiakët, pastaj 100 e ca të tjerë, që i lëshove. Unë nuk e di se sa gishta ka dora dhe këmba jote Rameee, por dorë të rëndë paske. Ky që mban mend Robert Çamçakëzin, nuk mban mend Fotaq Pushtin! E kapa tek ajo kur ishte në Vlorë kur i thotë atij se hera e parë dhemb pak në fillim por kalon pastaj dhe kjo ishte”, u shpreh ai për Report Tv.
Moderatori Minga e pyet po shkelja e syrit pse bëhet në video-postime dhe nëse është mesazh i fshehur?
“Jo është kot, nuk është mesazh, është si pjesë”, thotë ai.
Kreu i KEA flet edhe për rezultatin e zgjedhjeve.
“Sa mandate do prodhojë Koalicioni Euroatlantik kjo është në dorën e qytetarëve. Ne jemi numri 4. Sa mandate do fitojë rrangalla e qeverisë Rama do e tregojë rezultati. E ka mbushur listën me besnikët e tij dhe të tyre. Kurse kandidatët tanë kush merr një votë më shumë shkon në Parlament”, u shpreh Basha.
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha i ftuar në ‘Repolitix’, u ndal edhe tek projektligjet që demokratët euroatlantikë kanë çuar në Kuvend.
Ai tha se është dërguar vetingu në poltikë dhe heqja e imunitetit të deputetëve dhe nuk ka pasur asnjë reagim për këto.
‘Unë kam çuar projektligje në parlament që s’kanë të bëjnë me asgjë se me interesin e shqiptarëve. Kam çuar për mbështetjen ndaj SPAK. Ku kërkojë që parlamenti duke u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve t’i jap SPAK më shumë fonde dhe që SPAK të bashkëpunoj me lirshëm me kolegët e vet në botë për shkëmbimin e informacionit. Asnjë reagim. I kam çuar ligjin për vetingun, ku 140 deputetët e Shqipërisë i gjithë kabineti, presidenti, kryeministri t’i nënshtrohen vetingut të përvitshëm ti kontrollohet pasuria dhe të vihen në përgjigjim, duhet të jenë rojtar të interesit publik. Kam kërkuar që të hiqet imuniteti i deputetëve, Ahmetaj është i arratisur se Rama vonoi 2 javë heqjen e imunitetit dhe ai u arratis.
Kam kërkuar dhe gjëra të tjera me ligj dhe me shkrime. Rama është në politikë me dyshen e trekëndshit të Bermundës dhe është për interesat e veta dhe interesi i tyre është frika ndaj SPAK, ndërsa në kam qenë me mision t’ju shërbejë shqiptarëve aq sa mundem. Vetingu në politikë kam thënë fillojeni nga unë, por duhet që të bëhet realitet', tha ai.
Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, komentoi video-postimet e fundit me mesazhe ironike dhe Dissing me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se kjo ishte mënyra për ta vënë para përgjegjësive kreun e qeverisë, të cilit shokët i kanë përfunduar në burg për korrupsion dhe vjedhje.
Madje ai pranoi ftesën e moderatorit Denis Minga që nga Report Tv t’i jepte një mesazh live nga studio kryeministrit dhe jo me video-postim.
“E Ramëëë, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Ramë. Sështë faji im se të dhëmb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit... Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga...
Ti erdhi më 2013 Ramë dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë.
Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti. Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.
Moderatori Minga e pyet nëse është i gatshëm për një debat publik televiziv me kryeministrin Rama dhe Basha e pranoi duke thënë se ka 15 vite që është i gatshëm, por Rama e refuzon vazhdimisht dhe video-postimet i kanë mbetur si një strategji për ta nxjerrë zbuluar para popullit. Madje Basha ftoi edhe moderatorin Minga që “t’i bënte Diss edhe ai Ramës”.
“Ka që në vitin 2000 që nuk bën debati ai, po futi një Diss edhe ti. Unë jam i gatshëm çdo minutë të ditës dhe natës me të që prej 15 vitesh por ai e shmang debatin. Derisa të mbajë përgjegjësi e të japë llogari, unë këtë punë kam”.
Lulzim Basha, i ftuar sot në ‘Repolitix’ në Report Tv i pyetur se pse sipas tij kryeministri Rama i vijon këto replika, Basha tha se kryeministri vijon replikat por si ka kthyer përgjigje për pyetjen që ai i ka bërë ‘ku i ke shokët’.
Ai tha se nëse nuk do ti kthente përgjigje, kryeministri do bënte antifushatën më të madhe ndaj vetes.
‘Përgjigjja im është se ai e kupton se kjo nuk është pyetje një personi as e 10 personave dhe as e anëtarëve tanë të strukturave. Por të futesh në rrjetet sociale këto pyetje klikohen nga miliona shikuesish, njerëzit jo thjesht e klikojnë dhe shijojnë, por solidarizohen me pyetjen ku i ke shokët sepse korrupsioni është pengesa për zhvillimin e vendit. Përgjigje e kësaj pyetje është se shokët e tij më të ngusht brenda PS, që i ka bezdisur pushtet janë në burg për korrupsion.
Nëse do të më linte pa përgjigje ai do bënte antifushatën më të madhe ndaj vetes duk u përgjigjur po bie në një gropë, gjithmonë e me shumë, ai edhe pse bënë replikë ai nuk i është përgjigjur pyetjes ku i ke shokët, pse i ke aty. Pse shqiptarët klikojnë masivisht videot e mia, fuqia e tyre nuk është talent i pazbuluar për të zbuluar repin por sepse brenda tyre është një e vërtetë e madhe. Rama nuk jep përgjigje dhe nuk mban përgjegjësi për çështje kryesore. Tani ndodhet para gjyqit të opinionit publik që e pyet me të njëjtën pyetje që e pyes unë pse i ke shokët tek 113 dhe kush është përgjegjësia jote që ata shok janë atje’, tha ai.
Komente
