Politikë

REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumentin: Lapaj mori 45 mijë € nga kompania e 'Çopjave', vjehrri gjyqtar u regjistroi pronën miliona euroshe në bregdet! Adriatiku: S'jam klerik, po përdoresh

5 Shkurt, 18:15| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:52

  • Share

TIRANË- Vijon përplasja në distancë mes drejtuesit të partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj dhe kreut të 'Mundësia' Agron Shehaj.

Ky i fundit pasi e akuzoi Lapajn se financohet nga paratë e pista, ka publikuar në Facebook një dokument të QKB dhe thotë se Lapaj ka marrë 45 mijë euro nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.

"Fredinandi më shkruajti sot në mëngjes dhe më tha: “Jo të gjitha paratë që përdor Adriatiku janë para të pista, sepse disa nga ato para i kam dhënë edhe unë.” Edhe unë, thotë Fredinandi, kam dhënë një kontribut.

Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë.

Mua më vjen keq, sepse shumë prej atyre që mund të kenë besuar tek Adriatiku, por edhe ata që duan të vazhdojnë të besojnë, do të zhgënjehen. Por këto janë faktet. Shkoni dhe shikoni vetë. Është dokument publik.

E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë", shprehet Shehaj. 

Përgjigjja erdhi menjëherë nga Lapaj, i cili thotë se ato janë para që kjo kompani ia ka borxh nga puna e tij si avokat. Lapaj thotë se kompania nuk është e sekuestruar nga SPAK, por administratori i saj është në hetim. Lapaj e mbyll postimin e tij duke shkruar "Shihemi në gjykatë", duke nënkuptuar një padi ndaj Shehajt për shpifje. 

“1. E para, dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat!

2. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!

3. Z. Shehaj ju pretendoni se unë jam paguar 4,5 milionë nga kjo kompani për politikë. Në fakt ky është mashtrimi juaj i dytë i kryer publikisht. Unë si avokat këtë profesion kam! Te rasti në fjalë kam ofruar shërbime civile dhe konkretisht kam qenë avokati që ka përfaqësuar 35 familje pronare të një toke që kompania në fjalë ka blerë. Si avokat kam përpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.

4. Z. Shehaj ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin.

Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit.

Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!

5. Z. Shehaj, nëse do qenë para që krimi m’i jepte, do m’i kishin dhënë, e nuk do më mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m’i jepnin jo me bankë!

6. Punën si avokat nuk ma kanë paguar dhe do duhet të vete në gjyq për t’i marrë. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku dëm! Po ky është hall për mua!

7. A janë kriminelë ata apo jo, për mua ka pak rëndësi se unë nuk kam profesion të qenit Klerik, por avokat. Avokati përfaqëson edhe ata që shkelin ligjin. Madje kryesisht ata që shkelin ligjin. Është si t’i thuash doktorit pse i hoqe dhëmballën një trafikanti.

8. Unë si avokat o Agron përfaqësoj këdo dhe kam detyrim t’i deklaroj në shtet. Fakti që janë deklaruar tregon se unë punoj me kontrata e fatura, jo në të zezë. Ndoshta ti je mësuar në të zezë!

9. Ti Agron për politikë nuk paske limite, por përballë ke një njeri të ligjit! Tani, o unë do dënohem nga gjykata për bashkëpunim me krimin e organizuar o ti do dënohesh për shpifje!

10. Pa dashje, ti Agron më bëre një nder! Nga teoria lekët t’i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjalë Sorosi paska qenë jo mjaftueshëm i pasur sa të më linte të kisha nevojë për para nga krimi. Të mesme nuk ka!

Shihemi në gjykatë!

Dhe nuk ka mjaftuar me kaq, sepse repluikat vijuan edhe më pas. Deputeti Shehaj i ka kujtuar edhe një herë Lapajt se 'vjehrri i tij i kishte regjistruar tokë 'Copjave' në bregdetin më të bukur' e që 't'i linte lojërat", kurse ky i fundit i kujtoi se 'po e përdorin'.

Dokumenti i publikuar nga Agron Shehaj

 

 

Ora 20:32
Vijojnë REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumente: Lëri lojërat, vjehrri u regjistroi toka Çopjave në bregdet! Lapaj: Po të përdorin!

Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj

Vijojnë replikat në distancë mes deputetit Agron Shehaj dhe Adriatik Lapajt., kryetar i 'Shqipëria Bëhet'. Pas reagimit të këtij të fundit ku i përgjigjej se ‘nuk ishte klerik, por avokat’, debati ka shkuar më thellë me reagim-kundërreagim të të dyve.

Ligjvënësi ka publikuar një tjetër çështje, në të cilën pretendon se është përfshirë Lapaj.

Shehaj e akuzoi fillimisht Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash të grupit kriminal “Çopja”.

Pasi Lapaj mohoi akuzat e Shehajt, duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë, Shehaj ka zbuluar detajet e tjera që i cilëson të rënda, të shoqëruara edhe me dokumente. 

Sipas tij, Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet, duke i nxjerrë certifikatën e pronësisë. Vendimi për pronën, sipas Shehajt, është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, në kohën kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Alltun Çela është shkarkuar nga Vettingu në drejtësi, për mosjustifikim të pasurisë.

Por Lapaj ka reaguar përsëri ndaj postimit të Shehajt, duke i kujtuar se “po e përdorin”. Por Shehaj i është bashkangjitur me një kundër-reagim tjetër, ku i kujton se “janë 20 ha tokë në bregdetin më të bukur me 45 euro m2” dhe që “t’i linte lojërat”.

Postimi i plotë i Agron Shehajt, pas reagimit të Lapajt:

Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë. Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK. E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.

E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës. Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.

Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur. Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar. Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme”.

Por Adriatik Lapaj i është përgjigjur ndërkohë, në postimin që ka bërë Shehaj në FB.

“Po të përdorin o mavri! Çështja që ke referuar që ka gjykuar vjehrri im në atë kohë nuk lidhet me pronën në fjalë. Numrat e vendimit janë të njëjtë, po datat e ndryshme.

Pse o njeri i Zotit e shkele ligjin? Shihemi në gjykatë”, i shkruan Lapaj.

Ndërsa Shehaj nuk e ka lënë me kaq, por i është kundërpërgjigjur si më poshtë:

“Adriatik, 20 hektarë tokë me 45 euro m2 në vendin më të bukur të bregdetit shqiptar. Lëri lojërat, të gënjen mendja, nuk je avokat i zoti, thjesht ke pasur vjehrrin kryetar Gjykate. Ju keni marrë shpirtin njerëzve, e keni përdorur gjykatën si pronë private. Të fala Ramës”, shkruan Shehaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lapa llapa: 05/02/2025 21:42

    aaaa tiku tiku ta corri masken agroni jep shpjegime tani mos si gore

    Përgjigju
  • Oni: 05/02/2025 21:26

    kjo kompania e ketij gezdarit me ate lezhjanen, nuk keni pare e degjuar gje akoma se cfare do dale ditet ne vazhdim e se ku kane perfunduar te pakten 10 fishi i atyre shumave qe pretendojne prokuoret. shpejt do shihni spektakel me sekuestrime sidomos ketej rrethinave te tiranes, vlores e shengjinit

    Përgjigju
  • Niku: 05/02/2025 20:16

    Qe Llapi financohet me leke te pista e din te gjithe ,e kan vendosur ne fushate te korruptuarit e plepave, kriminelat e trafikantet, mi kishte borxh thote si avokat gjasme..,mendon se na mbushi mendjen. Spaku duhet ta hetoje kete bandit qe eshte ne sherbim te krimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?