TIRANË- Rama-Basha apo Berisha-Meta...ishte kjo tema e ditës në emisionin ‘Repolitix’, ku të ftuarit kanë ndarë mendime të ndryshme, Për Lisandër Hoxhën, Ish nënkryetari i FRPD, thotë me binde se Basha dhe Rama mund të jenë bashkë, por nuk është i të njëjtit mendim, për dyshe tjetër Meta-Berisha e për këtë dha argumente.
“Meta dhe Basha nuk janë bashkë në aksionin politik, se Berisha është brenda partisë ndërsa Meta, i është gjendur opozitës. Basha u tregua hipokrit me shqiptarët që premtoi ndryshimin me Kryemadhin, u soll sikur u soll nënkryetar i PS. 5 qershori është shitja e zgjedhjeve të 25 prill. Basha -Rama, po punojnë bashkë. Ramës i duhet Basha që të fitojë gjithmonë”, tha Hoxha.
Deklarata e Lulzim Bashës, lidhur me trekëndëshin e së keqes, ku përfshiu Berishën-Metën dhe Ramën, për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko është një taktikë e drejtë, por që vjen nga personi i gabuar. Nga ana tjetër, hapjen e “luftës” në tre fronte, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, e ka quajtur ta gabuar
“Trekëndëshi i Bermudës”, e tha kur u ca me Berishën, nuk ishte lëvizje pa sens, se donte të tregonte se e keqja e vjetër është kjo, unë jam ndryshe, mund të funksiononte, por ka marrë misionin e gabuar. Lufta me Metën, ka të bëjë marrëveshjen e fshehtë më Ramën për ta eliminuar LSi dhe për shkak të sondazheve se Meta është politikani më i urryer dhe do merrte kredo. Meta luan ‘solo’, po thotë disa gjëra që janë të vërteta dhe jo absolute, s’ka qenë i vetëm Basha që kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve, ka pasur dhe një ”ok”, Meta po e përdor shumë mirë, në opozitë Basha nuk do ekzistojë, monopoli i opozitës do të jetë Berisha dhe Meta”, tha Malko.
“Beteja e Bashës me tre fronte, Kundër Metës, Berishës dhe Ramës, me këtë të fundit që e përdor për kredon e vet, Basha nuk mund të hapë tre fronte luftë, ai duhet të jetë opozitë për qeverinë. Luftë e padenjë dhe e pa argumentuar me LSI, s’duhej se paska qenë një koalicion i pasinqertë, pse i duhet konflikt institucional me presidentin, ose është misionar dhe është shembulli më i gabuar, ne na duhen politikan bio”, tha Kalaja.
Mirëpo, në një kohë kur diskutohet për një bashkëpunim, për gazetarin Flogert Muça, Basha ka nevojë për një kundërshtar si Basha, e ndërsa Berisha dhe Meta, sipas tij kanë të njëjtin fat politik.
“Janë bashkë se kanë të njëjtat halle, dhe nuk janë bashkë se Rama nuk i duhet Basha. Berisha Meta janë bashkë se këta të dy do jenë përballë SHBA”, tha Muça.