’Repolitix’, Live nga New York-u, Merita Halili zbulon projektin me producentin e Hollywood

29 Prill 2020, 19:47| Përditesimi: 29 Prill 2020, 19:53

  • Share

Emisioni "Repolitix" solli këtë pasdite në një lidhje skype nga New York Mbretëreshën e muzikës popullore shqiptare Merita Halilin.

Së bashku me bashkëshortin Raif Hyseni performuan live për publikun shqiptar, ndërsa atmosferës elektrizuese nën tingujt e këngës “Lule të bukura ka Tirona”, me magjinë që sjell zëri i ‘’Mjeshtres së Madhe’’ nuk i rezistuan dot as stafi, që kërcyen live në studio.

 Në këtë intervistë, të dy bashkëshortët zbulojnë për Report TV projektin me 2 artistë me famë ndërkombëtare dhe producentë të Holliëudit. Ata shprehin optimizëm se kjo situatë do të kalojë.

’’Disa aktivitete janë anuluar ndërsa disa janë shtyrë për situatën pas pandemisë. Mundohemi të kënaqemi dhe  me mundësinë që kemi ne. Na mungon shume kontakti me studentët, por mbajmë lidhjet online ndaj kjo na mban gjallë’’, u shpreh këngëtarja Merita Halili.

Pyetjes se cila do të ishte skena, për të cilën do ta refuzonte ftesën, me ëmbëlsinë dhe me buzëqeshjen që e karakterizon, Merita Halili iu përgjigj duke thënë se për të e rëndësishme është të përcjellë kudo, muzikën e vendit të saj.

’’Nuk e kam menduar se cila skenë do të jetë për tu refuzuar, sepse të gjitha skenat kanë bukuritë e veta. Dua shumë ta përcjell sa më pastër muzikën e vendit tim, që e përcjellim për kaq vite, për publikun shqiptar, amerikan por edhe për studentët tanë që neve kemi filluar t’i mësojmë në vite të përçojmë muzikën e pastër shqiptare dhe me vlera’’, është shprehur ajo.

Në këtë intervistë, bashkëshorti i saj Raif Hyseni zbuloi për Report TV projektin me 2 artistë me famë ndërkombëtare dhe producentë të Holliëudit.

’’Në familjen time gjithmonë këndohet dhe do të këndohet, sepse çdo gjë në këtë botë është e përkohshme, ashtu sikurse ky virus. Ndaj s’kemi arsye të mos zgjidhet pozitivisht, ndaj s’duhet t’i humbim shpresat te shkencëtarët dhe Zoti. Ne sot kemi nje regjistrim në studio me dy këngëtarë nga bota dhe producentë nga Hollivudi që shpresojmë javën tjetër të jetë gati. Akoma nuk dimë emrat por janë artistë të njohur botëror, por ofertat na janë bërë individuale,  por këto info i kemi nga producentët’’, tha Raif Hyseni, muzikant dhe bashkëshorti i Merita Halilit. Nën tingujt e këngës “Lule të bukura ka Tirona”, këngëtarja e mirënjohur shqiptare fali emocione në studion e "Repolitix".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?