Të martën në 16 shtator rikthehet emisioni Repolitix në Report TV ku në fokus është aktualiteti dhe ngjarja e ditës. Edhe në sezonin e ri emisioni Repolitix do të jetë dy herë në javë të martën dhe të mërkurën ora 21:00 nën moderimin e gazetarit Denis Minga.
Në një shoqëri ku politika është pjesë e çdo bisede, emisioni Repolitix synon të jetë hapësira për të kuptuar çfarë fshihet pas lajmit të ditës, çfarë nënkupton heshtja e një politikani, çfarë do të thotë në të vërtetë një vendim.
Sepse aktualiteti nuk është vetëm çfarë ndodh sot, por si ndikon në shoqëri.
Këtë javë Repolitix do të ketë në fokus zhvillimet kryesore politike në vend që lidhen me Parlamentin e ri, qeverinë Rama 4 dhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha.
Komente
