TIRANË - Propozimi i Ramës për mbylljen ose jo të Tik Tok dhe Snapchat pas vrasjes me thikë të 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, u diskutua në Repolitix me të ftuarit në studio. Për Denis Mingën, Endri Tafani shikon ndikimin e qeverisë kineze tek platforma online Tik Tok.
'Tik tok që thuhet se ndikohet nga qeveria kineze ka algoritme të ndryshme.'
Ndërsa Zaloshnja bie dakord për mbylljen e të dy platformave pasi kanë një ndikim negativ dhe janë krijuar me këtë qëllim nga kinezët.
'Nuk i duroja ato maoistët me stemat e Maos në fëmijërinë time. Realisht shteti kinez e ka përdorur tik tokun në mënyrë të zgjuar për të ndikuar atje ku iu duhet në Kinë për të promovuar arritjen e Partisë së Punës dhe në vendet perëndimore për të krijuar kaos. Nuk jam specialist i kësaj fushe, por është bërë problem.'
Edhe juristi Indrit Sefa është i bindur se Tik Tok është krijuar për të dëmtuar shoqëritë perëndimore.
'Janë bërë dhjetëra dëgjesa publike me pronarin e tik tokut.
Për të dëmtuar shoqëritë perëndimore dhe për të bërë propagandë. Të njëjtën gjë fillon me snapchat. Nga censura në kohën e pandemisë dhe reflektoi facebook.'
Më tej juristi mendon se duhet vendosur filtra për përdorimin e kontentit. Ndërsa Tafani është për të vendosur si kufizim moshën 18 vjeç.
Sefa: Jam për vendosjen e filtrave.
Tafani: Nuk jam për vendosjen e filtrave për kontentin por vetëm për moshën.
Sefa: Dalin dhe bëhen virale, një idiotësi bëhet virale.
Tafani: Kur je 18 vjeç ke të drejtën të shohësh gjërat nga më të zgjuarat deri tek më budallallëqet.
Po pormografia duhet ndaluar? Se e prodhojne perendimoret e tu te dashur. Apo nuk shkon dot aq larg ti.
Përgjigju