VIDEO/ Repolitix publikon pamjet e arrestimit të Fredi Belerit në '95 në Janinë, faktet që e lidhin me organizatën Mavi dhe masakrën e Peshkëpisë

13 Shkurt, 21:59| Përditesimi: 1 Prill, 18:14

  • Share

"Repolitix" në Report Tv ka publikuar videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin "Mavi" që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”. 

Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994 nga grekët, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën edhe efektivë të tjerë.

Gazetari Ferdinand Dervishi tregon se një vit pas masakrës më 18-19 mars 1995, e njëjta skuadër që sumoi postën e Peshkëpisë, tenton të grabisë një postë në Llongo, por dështon dhe të gjithë anëtarët arrestohen. Në mesin e të arrestuarve ishte dhe Fredi Beleri. 

Në pamjet e publikuara në Repolitix Beleri së bashku me anëtarët e grupit "Mavi" që sipas autoriteteve greke të asaj kohe cilësoheshin si organizatë terroriste, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.

Si ndodhi masakra e Peshkëpisë?

Ferdinand Dervishi: Beleri në konceptin e shqiptarëve të popullit është një njeri që vishet me negativitet pikërisht për këtë ngjarje (masakra e Peshkëpisë). Nëse dëgjojmë që Beleri u arrestua, u dënua kemi dhe ndikimin negativ të historisë. Në atë histori edhe pse ka gjëra që nuk shkojnë ne ai ndikimi i historisë na bën të mendojë se ky njeri nuk është aq burrë i mirë. Historia nis në 1994. Masakrën e Peshkëpisë cilësohet terroriste. Një komando futet dhe sulmon një postë shqiptare ku ishin rreth 120 rekrutë që nuk u kishin besuar armë akoma. Për çudi ato ditë dhe rojet e postës ishin pa fishekë. Mendohet se personat që e kanë sulmuar kanë qenë edhe nga një fshat aty afër dhe kanë pasur një çorganizim të ushtrisë. E dinin shumë mirë repartin dhe mund ta kenë ditur që rojet nuk kishin fishekë. Pas kësaj ngjarje në një gazetë greke, 24 orë më pas merret përsipër sulmi nga Mavi ose fronti për çlirimin e Vorio Epirit e cila nga shteti grek është listuar në këtë periudhë si organizatë terroriste. Kemi të bëjmë me një akt që u mor përsipër nga një organizatë terroriste.

Si u lidh Fredi Beleri me këtë masakër?

Ferdinand Dervishi: Të mos harrojmë se shteti shqiptar bëri hetime në atë periudhë ka mbledhur dëshmi. Dëshmitë me kalimin e viteve janë vendos njëra mbi tjetrën dhe është përftuar, jo e provuar por nga ana operative, por është konstatuar se një nga njerëzit që ka qenë atë ditë ka pasur përmasat e Fredi Belerit. Pas një viti 18-19 mars 1995, një skuadër tjetër tenton të bëjë të njëjtën gjë nga posta e Llongo, ka shumë versione pse dështuan dhe u arrestuan. Të arrestuarit ishin Fredi Beleri... e disa persona të tjerë”.

Si lidhen armët që iu sekuestruan grupi Mavi gjatë tentativës së grabitjes me ngjarjen e Peshkëpisë?

Ferdinand Dervishi: Ata ia thanë të vërtetën policisë greke. I thonë se jemi patriotë dhe iu thonë se ku është pjesa tjetër e armëve. Shtatë të tjerë i kishin fshehur në bahçen e Andrea Kokaveshit në shtëpinë e tij në Janainë. Ata menduan se policia greke do ti lironte si patriotë se po luftonin për Vorio Epirin. Por gjithçka u regjistrua. Më pas gjetën dhe disa broshura të Mavi. Te shtëpia e një oficeri gjejnë kompjuterin ku janë hartuar këto të Mavit. Këtu lidhet Fredi Beleri me organizatën Mavi. Kurse armët e grabitura në Peshkëpi të provuara se shteti shqiptar dërgoi listën, lidhin ngjarjen e parë me ngjarjen e dytë. Kjo është historia. Krejt çuditshëm shteti grek ka dashur ti dënojë.

Papandreu thotë se armët që u gjetën janë të Peshkëpisë. Qëndrin pozitiv mban dhe ministri i i Jashtëm në atë kohë. Po të shohim historinë  e Mavit. Mavi u krijua nga banorë vendas me ndihmën e shtetit grek të asaj kohe që të organizojë njëfarë lëvizje për ti mbajtur trojet greke. 

Ora 22:56
Gazetari Dervishi: Berisha i dha medaljen 'Heroi i Demokracisë' themeluesit të MAVI-t që akuzohet për masakrën e Peshkëpisë

 

“Vasil Shahini si një prej themeluesve të organizatës Mavi është kapur nga komunistët dhe është pushkatuar në 43. Në 1993 Sali Berisha president i asaj kohe i ka dhënë dekoratë martiri i demokracisë. Motivacioni ishte i "palëkundur gjatë torturave të tmerrshme komuniste". Kjo tregon sesa shtet bordello kemi pasur.”

Kështu deklaroi gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në Repolitix në Report Tv duke nënvizuar se një prej themeluesve të organizatës që akuzohet se kreu masakrën e Peshkëpisë është dekoruar nga Sali Berisha.

Ora 22:52
Ish kreu i OMONIA-s, Karamelo: Procesi ndaj Fredi Belerit i padrejtë

 

Ish kreu i OMONIA-s, Ligoraq Karamelo në Repolitix në Report Tv u shpreh se procesi ndaj Fredi Belerit është politik.

“Të merresh me tendenca për ta trajtuar para zgjedhjeve dhe të harrosh kyçi kryesor të këtij procesi farsë është problemi i bashkisë Himarë. Pse u arrestua Beleri pas një akuze të kryeministrit? Rama e pa se humbja ishte e pakontestueshme. Atëhere ndërmori atë sulm të paskrupullt. Policia nisi hetimet menjëherë. Ky proces jo vetëm që është i kontestuar por nuk është i drejtë. Ju  merreni me të shkuarën e tij, dhe jo me faktin sesa vota mori, e procesin e tanishëm. Procesi ndaj Beleri krejtësisht politik. Aty nuk ka vetëm interesa politike por të klaneve të caktuara". 

 

Ora 22:43
FOTO/ Armët e vjedhura gjatë masakrës së Peshkëpisë që iu gjetën grupit Mavi ku bënte pjesë Fredi Beleri

1707860643_fredibeleri.jpg

Armët që shihen në këtë foto të publikuar në emisionin Repolitix në Report TV janë një prej provave që lidhin Fredi Belerin me masakrën e Peshkëpisë. Armët u sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara pas arrestimit të anëtarëve të grupit Mavi të cilët tentuan të bëjnë një tjetër grabitje në postën në Llongos një vit pas masakrës së Peshkëpisë.

Ora 22:22
‘Turp i shtetit shqiptar’, gazetari Dervishi për masakrën e Peshkëpisë: Nuk u njoftuan autoritetet greke për aktin terrorist! S’pati asnjë hetim të ngjarjes

 

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ka folur masakrën e Peshkëpisë të ndodhur në 1994-ën nga grupi “Mavi” pjesë e të cilit ishte edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, duke dhënë disa detaje mbi veprimet e shtetit shqiptar asokohe. 

Dervishi tha se në kohën kur Berisha ishte president, shteti shqiptar nuk kishte njoftuar palën greke për këtë ngjarje terroriste. Ai rrëfeu një bisedë të bërë mes një oficeri shqiptar në Kakavijë dhe një oficeri të shërbimit sekret grek.

“Në 94-ën shteti shqiptar mjaftua me njoftimin e oficerit përgjegjës të postës së Kakavijës. Kur Agim Shehu pati takim me një të shërbimeve greke, i thotë ai nuk na keni lajmëruar për ngjarjen. Turp i zotit. Kontaktet kanë qenë minimaliste, nuk u bë dot asnjë grup hetimor i përbashkët.

Se kam dëgjuan që thonin atëherë se qante Sali Berisha për ngjarjen. Nuk ka nevojë të qash, nëse qan tregon se je i paaftë. Duhej zgjidhur. Në vend që të hetonin ngjarjen kanë marrë ushtarakë dhe i kanë plasur në burg”- tha Dervishi.

Ora 21:34
Historiani Xhufi: Kur ndodhi masakra e Peshkëpisë Berisha ishte president, s’e kuptoj si mundi ta kandidonte Belerin! Pse iu mbyll procesi gjyqësor atëherë?

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është ndalur te akuzat ndaj tij si i përfshirë në “Masakrën e Peshkëpisë”.

“Ne merremi përsëri me rastin Beleri. Nuk e di sesa energji janë harxhuar me këtë, janë vënë marrëdhëniet mes dy shteteve në siklet. Ky nuk është rasti i parë. Çfarë përgjegjësie kemi ne si shtet apo ato forca që e kanë promovuar Belerin. Dua të them se ngjarja e 1994, *masakra e Peshkëpisë) ka ndodhur në kohën kur ka qenë president Berisha. Iu vranë tre ushtarakë një i plagosur.

Nuk e di a i kanë shkuar deri në fund në atë kohë çështjes... por tani që të promovosh një njeri që kryen një detyrë që i është dhënë nga jashtë... Jo vetëm në rastin e masakrës së Peshkëpisë që do mjaftonte ti hapej këtu një proces gjyqësor, që si duket është hapur dhe është mbyllur. Përse nuk iu hap që në atë kohe kur e hapi Greqia. Është e çuditshme”. 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 14/02/2024 14:13

    Ja keta ndyresira jane anti shqipetaret ushtare te Sali non grates.

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2024 03:02

    Dhe prape dalin bashke emrat e tre maskarenjve si ne 95' si ne 23'! Kush dekoroi si /martir demokracie/ nje tradhetar themelues i /Mavise/ e pushkatuar ne 43' nga komunistet?-Sali Berisha! Kujt ju permend emri i ngateruar ne masakren e Peshkepise ne nje menyre apo ne tjetren?-Beleri e Kokaveshi! Ku i kemi degjuar keta dy mbiemra perseri?-Ne skandalin zgjedhor te Himares ne 2023,prape Beleret e Kokaveshet ne aksionin per blerje votash! Kush e kandidoi Belerin? -Sali Berisha! Kush derdhi lote krokodili,por nuk beri asnje hetim e asnje ndershkim per ngjarjen e Peshkepise e tentativen e Llongos? -Po qeveria e Sali Berishes! Berisha eshte /fjongoja roze/qe lidh e mban gjalle e aktive keta maskarenj nga pjesa jone e kufirit,se pala greke pertej kane dhe ata mekatet e tyre per kete!

    Përgjigju
    • Loni: 14/02/2024 09:27

      Iris zemer mos u lodh shum me kete histori. Gjithmone ka pasur skenare te tille edhe ka edhe do ket. Cikli i jetes. Fredi dihet cfare eshte. Po (Fredat) e tjere e di ti si jan se mir ky doli ne skene me cka ber. Te gjithe kush eshte ne pushtet horr vrases kriminel edhe mbetje politike eshte nuk eshte me pak se (fredi) (per te gjithe ju shtresen e kulluar qe komentoni e kapim fredin si fenomen jo si individ) e keshtu do vazhdoj kjo histori mjerim mjerim mjerim e asgje e bukur ne kete komb deri sa shtresa politike te zhduket e te vijnr filizat e reja te tura per pushtet.

  • Labi: 14/02/2024 02:06

    Pse si hapet dosje ketij tipi nga Spak??

    Përgjigju
    • Lushka: 14/02/2024 09:28

      Ti hapin vrimen thuaj te dali nga burgu po cti hapesh ketij ore qe smeriton me dalur ne ekran. Po mbetje saliu iliri e edi e fredi bashke e te gjithe te tjeret qe qeverisin.

  • Dobra: 13/02/2024 23:15

    Kjo organizata eshte e shtetit grek, per kete ska dyshime.

    Përgjigju
  • Mavi me boje: 13/02/2024 22:54

    Keto Mavi jane ngado organizata kriminale haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?