Report Tv dhe Instituti Piepoli sërish bashkë për sondazhe mbi zgjedhjet 2021! Nesër parashikimet e para

5 Dhjetor 2020, 18:13| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 10:37

  • Share

TIRANË- Televizioni Report TV dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, bënë një marrëveshje për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021.

Sondazhi i parë do të transmetohet të martën, 8 dhjetor gjatë programit "Repolitix" të drejtuar nga Denis Minga në orën 20:55. Temat mbi të cilat do të përqendrohet ky sondazh i parë, i përkasin opinionit të shqiptarëve mbi sjelljet e qeverisë Rama si në reagimin ndaj tërmetit, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë, por edhe për tema thelbësore për punën e një qeverie si: lufta ndaj korrupsionit, reforma e Drejtësisë, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, marrëdhënia me mediat etj.

Instituti Piepoli do të testoje opinionin e shqiptarëve edhe mbi qëndrimet e opozitës dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Një pjesë e sondazhit do t'i dedikohet natyrisht parashikimit të votimeve 4 muaj para ditës së zgjedhjeve.

Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto do të komentojë bashkë me analistët e pranishëm në studio, detajet e sondazhit, që është ndjekur nga Milano nga presidenti dhe themelues i Institutit,  profesor Nicola Piepoli të cilin e kemi intervistuar.

"Jam shumë i lumtur që jam mes jush1 Në fakt kam qenë shumë mes jush në dekadën e fundit, ku kemi bashkëpunuar për zgjedhjet e vitit 2013, 2015, 2017 dhe tani jam këtu edhe për zgjedhjet e vitit 2021. Jam shumë i kënaqur që jam në Shqipëri, një vend paqësor dhe i madh që e sheh Europën, pikën e referimit gjatë këtij shekulli. Jam shumë i kënaqur që jam këtu edhe për faktin që kam bashkëpunuar me ju disa herë, pastaj edhe për faktin që Instituti që drejtoj dhe që kam themeluar 60 vite më parë i ka dhënë shumë Italisë dhe vendeve të tjera sa i përket sondazheve. Kemi qenë të parët në Itali që kemi bërë Exitpolle-t dhe projeksione në vitin 1993 dhe kemi konfirmuar një metodikë kërkimi lidhur me zgjedhjet që nuk ekzistonte më parë në vendin tonë. Ekzistonin vetëm projeksionet. Duke nisur që nga viti 1993 Exit Pollet dhe projeksionet kanë dominuar tregun, dhe do të thoja që Rai që është klienti ynë i rregullt gjithmonë ka përdorur institutin tonë për këtë punë. Sa i përket pranisë sonë te ju, jam gjithmonë i kënaqur nga ndihma që na ka dhënë Report Tv, na ka mbështetur në të kaluarën dhe po na mbështet edhe tani për zgjedhjet e vitit 202. Kemi nisur një bashkëpunim shumë të mirë", tha ai.

Siç e theksonte dhe profesor Nicola Piepoli këto janë zgjedhjet e katërta që Report TV ndjek me sondazhet e Institutit Piepoli pas atyre të 2013, 2015 dhe në 2017 kur parashikuan saktësisht shumë muaj më parë rezultatet finale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prapashikimi !: 07/12/2020 12:44

    Une prapashikoj qe zgjedhjet i fiton ; force e pare Besezgjidhja e 2 Marsit , force e dyte Levizja per Ndryshkjen e SHQUP it , e trete e vertete gjejeni vete , qerevia e dale do drejtohet nga dy bashkkryetare nje FILOZOF e nje ARITHMETICIEN ! (Me qenese te dy kane shprehur deshiren) Ministrin e mbrojtjes te Kopertines te KUSHTETUTES e mer forca e papare !

    Përgjigju
  • Wayne: 06/12/2020 20:01

    E keni Armend Mujën nga Prishtina, parshikimët e tija dhe ekipit jan shum më t'sakta se Piepoli. Metodolgjia e Piepoli është Old School dhe nuk inkuadron shum faktor t'rëndsishëm. Marzhi(apo toleranca) e gabimëve n'parashikim nga Piepoli lën tepër për t'deshiruar dhe nuk jan aspak të kënaqshme.

    Përgjigju
  • vlora: 06/12/2020 10:54

    FORCE E PARE DULJA ,KRYEMINISTER BEHET NARD NDOKA,

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/12/2020 19:01

    Force e pare del Dash Shehi kryminister behet Flamur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?