Politikë

'A do e mbash premtimin e lënies së mandatit?', Edi Paloka i shmanget pyetjes së Report Tv dhe sulmon: Mos më detyroni t'iu përgjigjem si Flamuri (VIDEO)

14 Maj, 22:08| Përditesimi: 15 Maj, 15:42

  • Share

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Berisha në hyrje të selisë blu, ku u përgjigj shkurt komentit për humbjen e zgjedhjeve, duke bërë përgjegjës Ramën për vjedhjen.

“Komentet i ka bërë kryetari i partisë? Po Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo vetëm ne kemi përgjegjësi?! Vetëm ju jeni media që përgjegjësinë e shihni te ai që vidhet dhe jo të hajduti. Do flasim (bën me shenjë kohore)”.

Ndërsa pyetjes nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, nëse do e jepte dorëheqjen nga mandati nëse Rama zgjidhej kryeministër përsëri dhe do fitonte zgjedhjet, ai iu përgjigj me mungesë të theksuar etike:

“Besoj se nuk e do përgjigjen siç e jep Flamuri, apo jo...?”.


Lajmi kryesor:

Pas humbjes së thellë, Berisha porosi drejtuesve politikë të PD: Zgjedhjet u vodhën! Keni detyrë faktimin e universit kriminal nëpër qarqet përkatëse


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?