Një ditë pas ngjarjes, Report TV ka shkuar në banesën e Zhaneta Josifit, e cila u vetëflijuar bashkë me njërën nga vajzat e saj, Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta, ndodhet në spital.
Në banesë janë vetëm shiritat e sigurisë së vendosura nga policia mbrëmjen e djeshme. Nëna dhe dy vajzat ishin predikuese të Jehovajit, pasi policia ka gjetur në banesën e tyre shënime predikuese.
Lajmi kryesor:
Lanë ushqimin, vetëflijohen për ringjallje nënë e bijë, dëshmia e motrës nga spitali: Anisa 15 muaj e vdekur në banesë! Babai u vetëvra 6 vjet më parë
//ReportTv.al