Report Tv në bordin e 'Lissus'! Anija luftarake pa timon që shpëton jetë...Marinarët shqiptarë: Një jetë me dashurinë për detin

30 Gusht 2019, 16:23| Përditesimi: 30 Gusht 2019, 16:39

  • Share

ReportTv ka vizituar bordin e anijes së Rojës Bregdetare Lissu, e cila gjatë misioneve në Egje ka shpëtuar mbi 200 jetë njerëzish nga emigrantët që synojnë brigjet e Europës.

Si pjesë e patrullimit të misionit të Bashkimit Europian, ekuipazhi shqiptarë, pjesë e NATO-s, përgatitet që të rikthehet në misionin e 14 në tetor 2019.

Lissus, anija e cila ka prekur detin një dekadë më parë, në gjirin e Durrësit ka zhvilluar stërvitjen paradiskoluese në operacione kontrolli, shpëtimi, dhe parandalim të trafikimit të qenieve njerëzore.

Si komandohet kjo anije, cilat janë aftësitë e saj ushtarake, si pikasen personat në rrezik në det dhe si shpëtohen ata?

Në një stërvitjet të ndjekur hap pas hapi nga gazetari Arsen Rusta, ReportTv ju përcjell pamjet nga thellësia e detit adriatik.

Para daljes në det të hapur, anija pret komandantin e saj, Kapitenin Albion Bitraj, i cili jep komandën e nisjes.

Gjithçka më pas kalon nën veprimin operacional të Lejtnant Lorenc Demiri, zv.Komandant që na tregon anijen nga bordi veror i komandimit.

Ndërsa Bitraj për aftësitë ushtarake të anijes na tregon se ajo është e pajisur me një top luftarak të komanduar në mënyrë elektronike, ndërsa pjesë e historikut të anijeve është edhe kambana.

Një jetë e rrezikuar në det është sinjali që vjen nga trupa e monitorimit në anije. Ndërsa Bitraj, jep komandën të nis operacioni shpëtimit.

Ne ndjekim këtë operacion ku në timonin e anijes ndodhet zv.komandanti Demiraj, i cili shprehet se gjithçka e mësuar në teori duhet të shpaloset në det.

Aftësitë e tyre janë të ndryshme ndërsa i kthehemi bregut pas stërvitjes në det të hapur. Për disa çaste ekuipazhi i anijes, mes tyre edhe reshtere Alda Hasa na tregojnë për jetën në bordin e anijes dhe pasionet që mbajnë nën uniformë.

Ky ekuipazh niset në ditët e para të tetorit në Egje, ndërsa Report Tv i uron suksese në misionin e shpëtimit të çdo jete dhe të përfaqësimit të flamurit kuq e zi denjësisht.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?