Report Tv në Borizanë ku shpërthimet në gurore s'ndalen! Banorët të frikësuar nga Rrajat! Jashar Maja: Do të hap luftë, për videon time do flas bota

8 Korrik 2023, 18:47| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 23:08

  • Share

Publikimi i videos së dhunës së Rrahjave ndaj kushërinjëve Maja, ka hapur një nga skandalet më të mëdha, për të cilin të gjithë ishin në dijeni, por askush nuk e ndali. Report TV udhëtoi në fshatin Borizanë, aty ku banorët jetojnë mes tmerrit për shembjen e shtëpive nga shpërthimet në gurore dhe pamundësisë për të gjetur një zgjidhje.

"Mbrapa meje ndodhet gurorja e fisit Rraja mbi fshatin Borizanë të Krujës, teksa disa ditë pas dhunës, puna vijon normalisht dhe pa asnjë problematikë. Banesat ndodhen në një distancë jo më shumë se 150 metër në vijë ajrore. Banorët janë të terrorizuar, jo vetëm për shkak të dhunës, por edhe në lidhje me problemin që e ndjejnë prej disa muajsh për guroren në fjalë dhe të tjera, të hapura së fundmi"

Report TV ka siguruar një video në të cilën duken qartë shpimet në tokë, në të cilat futen eksplozivët që më pas shpërthejnë për të copëtuar gurin. Në pamje shfaqen materialet që përdoren për të kryer këtë punë, në dukje artizanale. 

Pak më poshtë puna e ekskavatorëve vijon pa pushim për transportimin e qindra tonelatave gurë. E njëjta gjë po ndodh edhe këtë të shtunë. Në pamjet e siguruara nga Report TV,  makineritë vijojnë punën pa asnjë shqetësim.

Banorët kërkojnë verifikim të menjëhershëm të mënyrës se si po kryhen punimet, nga kriteret deri tek masat. Sipas tyre, nëse situata nuk normalizohet, hasmëria mes fiseve Rraja dhe Maja mund të vijojë.

" Shteti ti bllokojë. Të verifikojë dokumentet. Sa është kriteri i plasjes. Po të kishte marrë shteti masa nuk do kishte ndodhur kjo. Prit se nuk ka fillu hala. Cunat po mjekohen po mbledhin fisin. Mu më vjen keq për dy fiset por nis hasmëria dhe shteti bën punën e arbitrit kush e fut golin ma parë. Është turp o vëlla!"

Janë rreth 50 shtëpi të cilat janë plasaritur dhe çarë nëpër mure për shkak të shpërthimeve të pakontrolluara.

Gurore në këtë zonë ka pasur prej vitesh, por problemet janë vënë në dukje vetëm muajt e fundit pas shtimit të tyre. Banorët tregojnë për Report TV dëmet që u janë shkaktuar.

Shpërthimet bëhen si t’iu vije atyre mbarë terezia. Si ta kenë mbarë ata. Probleme ka sa duash, krisje, edhe një muaj me vazhdu s’ke shtëpi. Ndërtesën e kam bërë në 2014. Këtu dy gurore kanë qenë në fillim, nuk përbënin shumë problem. Janë bërë dëmtimet e shpeshta këto tre muajt e fundit. Guroret po shtohen" thotë një banor i zonës

Më herët banorët e Borizanës kanë protestuar, por me kalimin e kohës të gjitha janë shuar. Ata deklarojnë se shkak janë bërë përçarjet mes tyre dhe ryshfeti. Ndërkohë, dy të plagosurit, Jashar dhe Bilbil Maja, akoma vuajnë nga dhuna barbare. Bilbili vijon të jetë në spital, ndërsa Jashari, në gjendje më të mirë, thotë se policia është e dobët karshi njerëzve të Rrajave dhe paralajmëron vetëgjyqësi nëse shteti nuk ndërhyn.

"Në rast se unë marr frymë, unë do të bëj vetëgjyqësi dhe atëherë të vijë shteti tek unë. Atë video që ka nxjerrë ai për mburrje unë nuk do mburrem fare, por videon që unë do i bëj atij ka për të folur gjithë bota' thotë ai.

Ora 20:34
Dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja, mbyllet gurorja në Krujë

 

Gurores në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës i është vendosur shiriti. Bllokimi i gurores u bë 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja.

Forcat e policisë nga Tirana kanë bllokuar guroren.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turku: 09/07/2023 07:58

    Qene qe leh, nuk te ha…leh nga frika.

    Përgjigju
  • Iris: 09/07/2023 03:31

    Ata qe japin leje,jo qe nuk pyesin,por as e kane idene ku bie Borizana e gurorja,e jo vetem.E harruat Dakon qe u akuzua per kate shtese qe demtuan pallatin e shetitore me te gjere se sa supozohej te ishte,harruat kullat e Tiranes me kate pa leje? Pa llogaritur korrupsionin, kjo ndodh edhe sepse zyrtaret vetem firmosin lejet dhe as e kane idene se cfare ndodh e ku ndodh me pas.Disa jane si Alqi Bllako qe jepte vetem firma e percillte vetem shkresa.Dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Shqip: 09/07/2023 03:16

    Doli video se mos te delte asgje skishte ndodhur. Shqiptaret ikin se shteti me horat i rrahin perdite. Po ju them se shume njerz nuk munden me lane dhe punen se i rrahin. Skllaveri te fortesh

    Përgjigju
  • Liku: 08/07/2023 22:06

    Nuk jepet leje ne distanc kaq te afërt me banoret duhet te mbajne përgjegjësi personat qe kane dhe ne leje duke shqetesuar banoret

    Përgjigju
  • tori: 08/07/2023 21:26

    Keshtu ndodh kur nuk degjohen ankesat e banoreve, policia ka frike nga debutete biznesmen qe bejne te fortin ne zona.

    Përgjigju
  • Niku: 08/07/2023 20:53

    Po si mundet ministria e mjedisit te japi leje per gurore 150mt large nga shtepit e banuara, nuke ka fare pergjegjesi mjedisi?? Duhen shkarkuar te gjithe kush ka aprovuar lejen keshtu te nxene mend edhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Petriti: 08/07/2023 20:21

    Urgjentisht mbyllje te biznesit te Rrajave, denim me burg dhe aty mbullet muhabeti. Ska pse te kete vellavrasje.

    Përgjigju
    • Or tej: 09/07/2023 06:33

      Vellavrasje do kete or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?