Kronikë

REPORT TV në Dajç, gjithçka nën ujë, KESH jep 10 mln lekë për përmbytjet

22 Mars 2018, 12:21| Përditesimi: 22 Mars 2018, 15:13

  • Share

SHKODER-REPORT TV sot ishte në Dajç për të ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve nga shkarkimet dhe reshjet e ditëve të fundit. Administratori i njësisë së Dajçit Gjovalin Darragjati thotë se situata është agravuar, teksa në disa fshatra nuk kalohet as me mjetet e ushtrisë.

“Situata duket më e agravuar, është rritur niveli i ujit, kemi probleme në shkolla, uji ka depërtuar në klasa. Baza ushqimore është e limituar, kemi kërkuar ndihmë nga Emergjencat, po presim mbështetje. 6 fshatra janë pa energji elektrike. Në disa fshatra nuk mund të lëvizet as me mjetet e ushtrisë” tha ai.

Bashkia Shkodër në 20 ditët e fundit që disa zona të qarkut janë përmbytur ka bërë fajtorë kryesorë shkarkimet nga HEC-et. Por sot, KESH ka vendosur që t’i japë Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë të reja si kontribut për përballimin e situatës, ndërsa thekson se vijon të ndjekë në dinamike parametrat hidroenergjetikë. Institucionet kanë mohuar shkarkimet, ndërsa kanë theksuar se përmbytjet kanë ardhur nga reshjet.

“Korporata Elektroenergjitike Shqiptare solidarizohet me operacionet e gjithanshme të strukturave shtetërore që po menaxhojnë vështirësitë e krijuara në zonën veriore të vendit nga reshjet e dendura dhe të tejzgjatura të muajit Mars 2018. Organet drejtuese të Korporatës i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milion Lek të reja si kontribut për përballimin e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulura.

Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrave hidroenergjetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjtike brenda përgjegjësisë së saj ligjore dhe përcaktimeve rregullatore, po bashkërendon informacionin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qëndror dhe lokal dhe Emergjencat Civile” njofton KESH.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?