ELBASAN- Në Papër-Sollak të Elbasanit, mungesa e një ure u rrezikon 40 jetën familjeve.
Për Report Tv fëmijët thonë se kanë shumë frikë kur kalojnë në përrua, sidomos kur ka shumë prurje nga reshjet. Ata i kanë lënë mënjanë interesat e moshës së tyre, duke u ndjerë fajtorë që i kanë lënë prindërit pa punë.
“Çdo herë zbathur, ose vijnë prindërit dhe na kalojnë çdo ditë. Shumë vështirë se mund të na marrë dhe uji”.
“Kur bie shi, çdo ditë uji bëhet më i madh dhe ke frikë të kalosh se mund të mbytesh”.
“Babi vjen çdo ditë për të na marrë, lë punët e veta. Dua që të shtrohet rruga”.
E kemi shumë larg shkollën, ata duan gjysmë ore. Kur ka shumë ujë ka raste që nuk shkojmë as në shkollë dhe humbasim edhe mësimin”, thonë fëmijët.
E njëjta situatë përsëritet edhe pas mësimit, kur heqin këpucë e çorape që të kalojnë në anën tjetër. Përveç anës shëndetësore dhe frikës për jetën, pasojat për 40 familjet që detyrohen të kalojnë çdo ditë në mes të ujit, janë edhe ekonomike.
“Vijmë çdo ditë, kalojmë fëmijët, presim kur kthehen, nuk bëjmë punë tjetë”.
“Jam vetë i 7 në kurriz dhe kur është koha e keqe, nuk punoj fare rri në shërbim të fëmijëve”
“Dje nuk kalohet fare, kemi bërë kërkesa, por deri tani asgjë”, tregojnë prindërit.
E kur u rastis që t’u sëmuret ndonjë familjar, zgjidhjen e shohin tek kafshët. Gjithçka u nevojitet është një urë, ndërtimi i së cilës për kryetarin e njësisë Papër, është thjesht çështje kohe.
“Është bërë një projekt jemi në fazën e buxhetimit, por 6 mujori i dytë presim të financohet” tha, Erald Gjeli Kryetari i Njesisë Papër
Deri atëherë, banorët e kësaj zone, do të detyrohen të kalojnë nëpër ujë, në shi e të ftohtë, me ndihmën e kafshëve, ose duke i mbajtur fëmijët në shpinë.
Nuk e kuptoj kete shtetin shqiptar, pse vepron ne kete menyre per problemet qe kane qytetaret e ketij shtetit.
PërgjigjuFatkeqsisht është serbia ajo se ku shkojn taksat e juaja…!
Përgjigju