Shpella ku u fsheh Dom Nikollë Gazulli

Ekskluzive-Report Tv në shpellën ku iu fsheh regjimit komunist Dom Nikollë Gazulli...aty ku shihej vetëm pakëz dritë

22 Gusht 2019, 22:14| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 22:50

  • Share

MALËSI E MADHE- Report Tv sjell pamje ekskluzive të gjetjeve në shpellën në afërsi të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, të cilat i përkasin një emri me peshë të albanologjisë dhe klerit katolik, Dom Nikollë Gazulli.

E gjendur rreth 50 km larg Shkodrës, në drejtim të Shkrelit në famullinë me emrin e Shën Nikollës, ende, edhe pse kanë kaluar shumë vite, në atë shpellë kanë mbetur gjurmë të Dom Nikollë Gazullit, një prej meshtarëve më të ditur të kohë. Tepricat e një shtrati të impovizuar, një kovë uji dhe mjetet të tjera elementare për mbijetëse, janë tregues se sa i ashpër ka qenë regjimi komunist në atë kohë, por edhe shembull se dashuria pa kushte ndaj Zotit, të jep forcë për të jetuar edhe në kushte të paimagjinueshme.

Në një bisedë për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja, famullitari Dom Nikolin Sheldija dhe ish Famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku kanë rrëfyer emocionet dhe përjetimet e tyre kur gjetën gjurmë të Dom Gazullit, i cili jetoi aty përgjatë një viti duke iu shmangur regjimit komunist, brigadës së dytë partizane e cila kishte zbarkuar në zonë dhe kishte urdhër të prerë të qëllonte mbi të.

Gjithashtu, në këtë udhëtim zbuluam edhe enë të cilat Dom Gazulli i ka përdorur për mbajtjen e riteve fetare në vitin 1945, të cilat ruhen si relike në famullinë e Shkrelit.

Report Tv do të transmetojë nesër një material të zgjeruar duke sjellë për teleshikuesit pamje ekskluzive të shpellës dhe materialeve mbi 73 vjeçare që i shërbyen Dom Nikollë Gazullit për të mbijetuar në shpellën e errët përballë malit të Velecikut ku shihej vetëm pakëz dritë. (Lexo këtu- Kush është Dom Nikollë Gazulli)


Në famullinë e Shkrelit, Dom Ndre Zadeja dhe Dom Nikollë Gazulli

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drita e Zotit eshte KOMUNIZMI!: 22/08/2019 23:00

    Po mir, ti e gjete nje vend e u fshehe, po ne te shkretet ku te fshihemi nga ky sistem i urryer kapitalist qe po shkaterron e vret per dite Boten e shtepine tone e njerezit...

    Përgjigju
    • Ill: 23/08/2019 10:49

      Ik o flori ne kube, ne kore te veriut , ku te duash, boll llape, parazit

  • yp xhixhi: 22/08/2019 22:43

    te drjete paska pasur parti e punes ja shikoji sot te gjithe keta tomat prengat vladat leshat trafikante po dalin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?