Report Tv në shtëpinë e elektricistit në Memaliaj që humbi jetën në punë, familjarët: Duam drejtësi! Ka marrë urdhër, s'mund të fuste duart në korent pa lejen e drejtuesve

30 Dhjetor 2021, 18:37| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 23:00

  • Share

TEPELENË- Familjarët e elektricistit të ndjerë nga fshati Çërrilë Bashkia Memaliaj, kërkojnë drejtësi, teksa lënë të kuptohet se policia dhe prokuroria janë ndikuar nga faktorë të jashtëm që pengojnë zbardhjen e ngjarjes.

Djali i viktimës shprehet se babai i tij ka kominukuar me përgjegjësin e OSSH në Memaliaj për të stakuar energjinë, gjatë kohës që do punonte në shtyllë për riparimin e defektit.

"Ne kërkojmë të kryhen hetimet dhe të flasë drejtësia. Babai ka pasur leje-pune se pa leje nuk mund të riparohet një defekt. Në mëngjes është nisur për punë, është takuar me kolegun kanë pirë kafe. Ka ardhur këtu në fshat dhe ka marrë një telefonatë në shtëpi. Kanë folur me këta të elektrikut për të fikur dritat se ai do kryente defektin. Ai këtë veprim nuk mund ta kryente pa folur me drejtuesit se nuk mund të fuste duart tek tensioni i lartë", u shpreh djali.

Ndërsa vëllai i Agronit, Ylli Manaj, pohon se i vëllai i tij u nis në punë së bashku me kolegun e punës, Adriatik Hasimi.

"Dikush duhet të mbajë përgjegjësi se kjo punë do një rrugëzgjidhje. Unë s'di gjë kush e ka fajin, dua të dalë e drejta, se ky është një gabim njerëzor dikush të mbajë përgjegjësi. Ne me Adriatikun jemi bashkëfshatarë, jemi shokë jemi e miq.

A mund të ketë kryer vetëvrasje?

"Është e pamundur s'ka arsye fare pse duhet të shkonte 10 km larg të kryente vetevrasjen. Ai ishte mirë me familjen, ne kërkojmë vetëm drejtësi. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi!", u shpreh i vëllai.

Të shumtë janë miqtë dhe fqinjët që kanë ngushëlluar familjarët e Agron Manajt gjatë tre ditëve të fundit, ndërsa ka rënë në sy mungesa në ngushëllime e kolegut të tij Adriatik Hasimi i cili e gjeti të vdekur kolegun e punës. Për këtë ngjarje është arrestuar dhe pritet të dalë në gjykatë për masën e sigurisë Altin Zhupa, drejtues i punimeve te grupit te OSSH ne Memaliaj. Ai dyshohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

1640886321_1640721867manaj.jpg

Elektricisti qe humbi jeten Agron Manaj

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 30/12/2021 19:06

    O familja beni kerkese qe te shpallet deshmore e te marre statusin. Nuk ngeli barbon e rrugac pa u bere deshmore ndersa dikush qe vdes ne krye te detyres nuk duan ta dine.

    Përgjigju
    • E M: 30/12/2021 22:03

      Plotesisht Dakort. Zoterise i takon gjithesesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?