Report Tv në vendin ku pritet të ndërtohet Ura e re e Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi

25 Prill 2023, 17:07| Përditesimi: 25 Prill 2023, 17:12

  • Share

Fshati Pulaj në Velipojë është pika më e afërt që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Anën përtej kufirit e sheh me sy të lirë ndërkohë që ndërtimi urës së re mbi lumin Buna do të shkurtojë distancën por dhe kohën që lidh dy vendet.

Report Tv udhëtoi ne pikën fundore të kufirit, pikërisht në këtë fshat që dikur funksiononte vetëm si pikë vrojtimi për kufirin, ndërkohë sot ka marrë vëmendjen e dy vendeve për tu kthyer në pikë lidhëse mes Shqipërisë dhe Malin e Zi.

Nëse në krahun tjetër të kufirit flasim për një zonë të zhvilluar prej vitesh, pritet që e njëjta gjë të ndodhë në fshatin Pulaj të Velipojës, me bare e restorante buzë lumit Buna, por edhe anijet e peshkimit pranë saj.

Gjatësia totale e urës do të jetë 310m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139m, ndërkohë që pritet të nisin punimet në zonë duke e kthyer këtë vend në një kantier ndërtimi.

Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm në 1km.

Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për t’i lidhur brigjet. Punimet pritet të nisin verën e këtij viti dhe të përfundojnë në gusht të 2024.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cuf dabjoni: 25/04/2023 17:18

    Jashte cdo diskutimi qe eshte me interes por por largesia Ulqin Pulaj nepermjet ures eshte mbi 12 km.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?