Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, nuk është paraqitur në zyrë ditën e sotme për të shmangur përballjen me mediat. Grupi i xhirimit të Report Tv ishte në bashkinë e Vorës nga ora 08:00 kur nis puna deri në orën 15:00, por Agim Kajmaku nuk është paraqitur në zyrën e tij.
Administrata e kësaj bashkie vazhdon punën normalisht duke justifikuar mungesën e shefit të tyre me takimet e punës që po zhvillon, ndonëse jashtë kamerave disa prej punonjësve shprehen se ndodhen në një situatë të tensionuar. Ndërsa qytetarët e Vorës janë treguar indiferentë ndaj vorbullës ku është përfshirë kryebashkiaku i tyre.
“Nuk e di, të vendosë KQZ. Nuk dimë gjë, nuk kemi gjë me të. Nuk jam marrë me politikë, e dinë më mirë ata që e kanë vendosur në detyrë”. Të paktë janë ata që preferojnë të japin një mendim lidhur me këtë cështje. “Me atë që kemi dëgjuar ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen. Populli do njerëz të drejtë dhe t'u shërbejnë qytetarëve. Bashkia akoma nuk ka zënë vend. Nuk ka punë populli këtu, ka partia. Partia gjen kush është më i mirë, më inteligjent, kush përqafon popullin” thanë disa prej qytetarëve të kësaj bashkie.
Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të vendosë për fatin e mandatit të Agim Kajmakut në krye të Bashkisë së Vorës. Në mbledhjen e ditës së nesërme pritet të shqyrtohet i gjithë materiali i dërguar nga prokuroria për hetimet e bëra për kryebashkiakun e Vorës nga policia greke, mbledhje nga e cila pritet të dalë dhe një përfundim mbi fatin e Kajmakut në krye të bashksë Vorë.
Shume i zgjuar je ti Kiri ku e ke bo filloren
PërgjigjuLereni rehat z.Agim se njeri si ai zor se gjen....Nuk e zgjodhi Edi Rama per kryetar po e zgjodhem ne si popull
PërgjigjuO kiri KAJMAKU eshte I listes se BANDES KRIMINALE TE RILINDJES qe do te thote eshte kriminel dhe duhet te perfundoje ne burg
PërgjigjuKAJMAKU ESHTE NGA SHQIPERIA E MESME NGA PREZA,,.,,ASGJE E KEQE NUK JU VJEN NGA SHQIPERIA E MESME,,VEC TE MIRA KENI,,,KAJMAKU KA VAJTUR NE GREQI PER TE BLERE FIDANE NE JANINE DHE KUR KA PAGUAR GREJKET KANE PARE QE DISA KANE QENE FALLCO,,,KETU NUK KA ASGJE ,..,C'DO NJERI MUND TE HAJE EURO FALLCO NGA KAMBISTET,,,,PRANDAJ KAJMAKU TA MBAJE ATE POST ,.,,BILES TI KERKOHET FALJE PER SHQETSIMIN E KOTE,,,POR KETA TE PD KUJTOJNE SE C'FARE KAPEN,,,POR DERI TANI KANE KAPUR TOPET E EDI RAMES....//
PërgjigjuE ligji per dekriminalizimin e kane bere per te tjeret. ne fund te fundi ky zoteri ka marre pafaqesine nga gjykata e greqise.ok