Ora është 6 e mëngjesit.......Mësuese Silva Dauti sapo u nis nga shtëpia në lagjen Ali Demi në Tiranë për të shkuar në Zall Herr, aty ku prej 4 vitesh jep mësim për nxënësit e shkollës së Dritasit.
Për të shkuar deri atje i duhet çdo ditë 3 orë kohë, dhe të ndërrojë 3 mjete transporti. Por profesionin e do, dhe këtë vit është më e frymëzuar, pasi do të ketë në përgjegjësi klasën e parë
“Nuk më bën më përshtypje vonesa, thjesht kur njeriu ndihet i motivuar, plotësuar me punën që bën, mund të sheshohet largësia. Kur më thotë dikush o Silva po si bën ti rrugën, unë ju them më duket sikur po vij në një destinacion të zakonshëm. Është një përjetim i ri. Janë fëmijë që jemi oarë për herë të parë, nuk jemi miqësuar me njëri tjetrin. Normal që emocionet janë më të mëdha. Pastaj do të arrijmë të mirkuptojmë njëri-thetrin dhe bëhemi shokë”, tha mësuese, Silva Dauti.
Silva gjatë pushimeve kishte menduar edhe se si do ti priste fëmijët në ditën e parë të shkollës. Atmosfera në klasë ishte ndryshe
“Kjo është një shkollë e re. Është inaguruar vjet. Çdo gjë që shikoni këtu i kam bërë unë. I kam pikturuar vetë. Është një punë e imja. Mundohem që mësimin ta organizoh në formën e lojës”, tha Silva.
Në anën tjetër, jo shumë larg shkollës së Dritasit, ku Silva dhe fëmijët pas himnit të flamurit, nisën mësimin, në shkollë publike “Kemal Ataturk”, shumë nxenës qendruan në shtëpi. Prindërit e tyre përdorën ditën e parë të shkollës për të protestuar për rrugën dhe ujin.
“Asnjë nuk shok në shkolle derisa të marrë zgjidhje problemi. Fëmijët nuk di shkojnë në shkollë. Problem është dhe uji. Vjen i turbullt nga inertet”, tha një banor i Zall Herrit.
“Kemi kërkuar, por askush nuk na ka dëgjuar”, tha një tjetër.
“Në shkollë nuk kemi si të shkojmë. Bjer shiu, bëhemi pis krejt”, tha një fëmijë.
Kjo protestë pengoi jo vetëm fëmijët të shkojnë në shkollë, por shumë turistë dhe mjete u bllokuan në rrugë