Report Tv në qendrën shëndetësore në Kombinat, ka shërbim pediatrik 24 orë! Mjekja: Kemi 10 vizita në natë! Simptomat janë gjendje virale dhe temperaturë deri në 39 gradë celsius

28 Janar 2023, 17:57| Përditesimi: 28 Janar 2023, 18:18

  • Share

Në pikun e virozave dhe gripit, 4 Qendrat Shëndetësore që funksionojnë edhe gjatë natës, po përballen me fluks të shtuar pacientësh. Report Tv u ndal te njëra prej tyre që ofron shërbim pediatrik 24 orë, në qendrën shëndetësore në Kombinat. Mjekja pediatre Neanda Kallanxhi tregon se më së shumti, simptomat e paraqitura kanë të bëjnë me gjendje virale dhe temeraturë deri në 39 gradë.

"Konkretisht flukset kanë qenë të shumta dhe në shtim dhe vetë periudha ka qenë periudhë virozash të shumta. Sa është numri i rasteve që vijnë gjatë mbrëmjes, është më i reduktuar. Sigurisht variojnë deri në 10 raste gjatë mbrëmjes. Ka dhe mbrëmje që nuk ka numër të konsiderueshëm vizitash. Konsideruar faktit se janë më shumë gjendje virale , simptomat janë tipike të gjendjeve virale që do të thotë se ka rrjedhje hundësh, formë rrufe, temperature, kryesisht febrile që shkon deri në 39 gradë celcius e cila u përgjigjet mirë ulësve të temperaturës", tha mjekja.

Ndihma që këto qendra shëndetësore ofrojnë, konsiston në një vlerësim fillestar të gjendjes, dhe kur të vegjlit kanë nevojë për ndihmë më të specializuar, dërgohen drejt urgjencës së QSUT.

“Konsiston në marrjen e një anamneze të rregullt prej kohës kur ka filluar shenjat e para deri në momentin që vjen pacienti të vizitohet tek ne. Më pas kryhet vizita, bëhet ekzaminimi fizik i pacientit. Shikohet pikësëpari sesi është ngjyra e pacientit vizualisht që domethënë ngjyra e lëkurës. Bëhet auskultacioni, pra dëgjimi me stetoskop për të parë se në çfarë gjendje janë mushkëritë. Bëhet ekzaminimi i fytit sepse sëmundshmëritë më të shpeshta janë sëmundshmëria e fytit dhe mushkëria. Rastet të cilat paraqiten serioze me temperaturë të larta të cilat dhe me ndihmën tone nuk mund të menaxhohen patjetër që me sugjerimin tonë i drejtohen QSUT”, tha mjekja.

Në mbrëmje në qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë shërben mjeku i moshave pediatrike, infermierja që e shoqëron dhe ajo që kryen injeksionet.

“Është mjaftueshëm, nuk është parë nevoja që të shtohen më shumë mjek për grupmoshat pediatrike”, tha mjekja.

Mjekët këshillojnë që në rast të shfaqjes së shqetësimeve te fëmijët e tyre të evitohet dërgimi i tyre në çerdhe e kopësht për t’u ndërprerë zinxhiri i transmetueshmërisë së virozave.

Qendra shëndetësore me shërbim pediatrik 24 orë në Tiranë: 

Qendra shëndetësore nr 6, Kombinat

Qendra shëndetësore nr 7, Laprakë

Qendra shëndetësore nr 8, pranë sheshit Ëilson

Qendra shëndetësore nr 10, pranë Oxhakut

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?