Report Tv publikon dokumentin e heqjes së licencës së firmës së Lul Berishës

5 Maj 2020, 14:26| Përditesimi: 5 Maj 2020, 15:26

  • Share

Dokumenti i heqjes se licences

Report Tv publikon dokumentin ku me kërkesë të policisë së shtetit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në datë 13 shkurt 2020 i hoqi licencën e furnizimit të anijeve të peshkimit në portin e Durrësit, Lulzim Berishës, por pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar punën përmes kërcënimeve thotë, OFL-ja, që i sekuestroi naftën. Vendimi është marrë 9 ditë, pasi OFL-ja në shkurt i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë Lul Berishës. 

Kompania “Rajan 2007”, ka pasur tre licenca kuperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Megjithëse Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit, i është revokuar licenca për transportimin e naftës në drejtim të anijeve në port, ata kanë vepruar dhe kanë vijuar punën me licencat e dy kamionëve. Materiali i ka kaluar nga OFL-ja prokurorisë së Posaçme SPAK, por mësohet se kjo prokurori sot, ia ka kaluar për hetime të mëtejshme këtë çështje prokurorisë së Durrësit.

Kjo pasi Enkelejda Shoshi dhe Luljeta Berisha, motra e Lulzim, nuk janë subjekte të ligjit të OFL-së. Ndërsa pozicioni i Lulzim Berishës për çështjen e kompanisë “Rajan 2007” sipas burimeve të prokurorisë është zgjidhur njëherë me vendimin e Gjykatës së Posaçme në muajin shkurt 2020, e cila pasi ka shqyrtuar pozicionin e Lulzim Berishës në këtë kompani ka vendosur të mos verë asnjë masë sekuestro mbi aksionet dhe kapitalin e kësaj firme nafte, pasi sipas vendimit të gjykatës është një pasur që ka lindur pas periudhës së burgut. Ndaj dhe gjykata nuk mori asnjë masë bllokimi për këtë pasuri, por vendosi të verë nën sekuestro makinën e blinduar tip BMW të Lulzim Berishës. Shqiptarja.com zbuloi në gusht të vitit të kaluar se Lulzim Berisha është pronari kryesor i kompanisë së naftës “Rajan 2007”, ndërsa hija e tij shfaqej dhe tek një polici private “One-Security” (Lexo ketu artikullin e plotë).


Lajmi kryesor:

OFL godet sërish Lul Berishën, pas BMW-së së blinduar i sekuestron 1.2 mln litra naftë: Iu hoq licenca, por vijoi punën në port me kërcënime


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?