Kronikë

672 telefonata për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, Report Tv zbardh dosjen e plotë! Vrasësi me pagesë: Krimi bëhet, vendi ishte i mirë! GJKKO i lë në burg

19 Qershor 2021, 11:11| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 15:41

  • Share

TIRANË- 672 telefonata mes porositësit Nuredin Dumani dhe vrasësve me pagesë, Besjan Xhixha dhe Enver Diva kanë mjaftuar për të bindur SPAK se ishin pjesë e planit për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës më 27 prill 2020, edhe pse në fund rezultoi që plani nuk shkoi siç duhet. Vëllezërit Haxhia u vranë, por autorë nuk ishin Besjan Xhixha dhe Enver Diva, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe prandaj për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën, teksa Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dosjen e plotë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thuhet se Nuredin Dumani dhe Besjan Xhixha kanë komunikuar me njëri-tjetrin 4 herë, nga data 16 prill deri në 27 prill, pra edhe në ditën e vrasjes. Ndërkohë, dy vrasësit e punësuar Besjan Xhixha dhe Enver Diva kanë pasur telefonata më të shpeshta, plot 668 herë me njëri tjetrin, për të folur mbi planet e ekzekutimit.

Mes porositësit Nuredin Dumani, Besjan Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë ka pasur edhe një drekë në një restorant në mbikalimin e Fushë Krujës. Nga sa mësohet, Besjani ka deklaruar se "ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit", (i referohet Enver Divës) teksa Dumani ka deklaruar "ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat", pa përmendur se cilët për cilët çuna bëhet fjalë.

Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryhet nga Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci dhe Klevis Alla, këto dy të fundit të arrestuar. Objektivi ka qenë që të vritej vetëm Besmir Haxhia dhe jo Viktor Haxhia. Klevis Alla ka zbuluar edhe se si kanë lindur konfliktet mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhiajt. Sipas Allës, Nuredin Dumani kishte deklaruar se "Besmirit i kishte hipur vetja në qejf dhe po nxjerr emrsat e shokëve". Po kështu, sipas tij, ato kanë pasur edhe një problem në Elbasan, por që nuk dinte detaje të tjera. Nuredin Dumani i ka thënë Klevis Allës se Besmirit i kishin humbur një sasi lekësh, por që nuk e dinte se nga buronin këto lekë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për paratë e grabitura në Rinas, ku Nuredin Dumani ka qenë një nga autorët.

Report Tv ka mësuar se Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besjan Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmirë Haxhisë, viktimës në Spitallë. Pasi kanë parë vendit,  Besjan Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar "Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi". Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla sepse sipas tyre dinte të manovronte shumë mirë me mjetin.

Kush janë Enver Diva e Besjan Xhixha?
42-vjeçari Enver Diva, banues në Fushë-Mamurras prej disa vitesh ishte në kërkim pasi ishte arratisur nga burgu i Shën-Kollit ndërsa më herët ka qenë i përfshirë në armëmbajtje pa leje dhe grabititje argjendarie. Ndërkohë 30-vjeçari Besjan Xhixha, banues në Larushkë është me profesion berber dhe të dy akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" , kryer në bashkëpunim dhe "Mashtrimi".

1624099869_page.jpg

Besjan Xhixha, Nuredin Dumani dhe Enver Diva

1624099929_haxhiaj.jpeg

Viktimat Haxhiaj

Ora 13:57
Ekzekutimi i vllezërve Haxhia në Durrës, lihen në burg 2 vrasësit me pagesë

 

Dy të dyshuarit Besjan Xhixha edhe Enver Diva si pjesë e vrasësve me pagesë të urdhëruar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, u lanë në qeli nga Gjykata e Posaçme. Ata u arrestuan dy ditë më parë nga forcat RENEA në kuadër të operacionit ‘‘Vazhdimi‘‘ ndërsa të dy prej muajsh ishin në përgjim dhe hetim nga SPAK.

Ora 12:27
Fjalia e vrasësit me pagesë pasi panë shtëpinë e vëllezërve Haxhia në Durrës: Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, na duhet vetëm shoferi

Report Tv ka mësuar se Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besjan Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmirë Haxhisë, viktimës.

"Merri këta dy se janë shokët e mi dhe bëj një xhiro rreth shtëpisë së Lalës (që quhej Besmir Haxhia) dhe mos fol me ta. Klevis Allia ka marr ënjë makinë Golf 5 pa targa. Ato kanë shkuarte shtëpia në lagjen Spitallë dhe kanë kaluar pranë shtëpisë së tyre. Pasi kanë parë vendin, Klevis Alla, Besjan Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar "Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi". Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla.

Ora 11:41
'Ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat', zbardhen bisedat mes Nuredin Dumanit dhe vrasësit me pagesë për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

Në dosjen e siguruar nga Report Tv flitet edhe për një drekë mes porositësit Nuredin Dumani, Besian Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë. Nga sa mësohet, Besiani ka deklaruar se "ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit", (i referohet Enver Divës). Gjatë drekës, Nuredin Dumani ka deklaruar "ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat", pa përmendur se cilët çuna. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 19/06/2021 19:19

    Nga dolën trima kjo rracë magjypësh? "Çunat"! U qifsha gjuhën që flitni e nderin e familjes!

    Përgjigju
    • Bosi: 21/06/2021 23:12

      Malok te pabes dhe morracak qe vini era bagti

  • Fushkruja: 19/06/2021 17:28

    Ne fushkruje ka dhjere perenia. Gjith muti i shqiprise aty eshte. Rracqira qe vrasin per lek. Si hiena jane. Tek pull te hajn karin

    Përgjigju
  • Loti: 19/06/2021 15:54

    Çfare denimi duhet tu japi shteti njerezve te tille?

    Përgjigju
  • Turi: 19/06/2021 14:23

    500 vjet burg ketyre kelyshave qe vrasin per leke dhe asnje takim me familjaret jua qr plerave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?