Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar foton ekskluzive të snajperit i cili ju sekuestrua ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada. Snajperi ishte i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Remal Radës kishte mbushur mjetin dhe banesën e tij me armë pa leje. Ai u arrestua së bashku me Elton Hithin mbrëmjen e djeshme. Armët u dërguan për ekzaminim në laborator për verifikim nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Lajmi kryesor:
Arrestohet ish efektivi i RENEA-s dhe një 28-vjeçar në Tiranë! U sekuestrohen një ‘arsenal’ armësh dhe një snajper
M.Q.//ReportTv.al