Në foto: Aleksandër Matoja

Kronikë

Report Tv siguron foton, ky është Aleksandër Matoja që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia

8 Gusht, 14:39| Përditesimi: 8 Gusht, 14:40

  • Share

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar foton e Aleksandër Matoja, 28-vjeçarit të arrestuar që do të shiste dy pistoleta në zonën e Freskut në Tiranë për anëtarët e një grupi kriminal që vepron në zonë.

Matoja u arrestua në zonën e Alliasit gjatë një aksioni të efektivëve të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet.

Aleksandër Matoja me origjinë nga Shkodra është person me precedent të mëparshëm penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u kap me 2 pistoleta, të cilat do t’i shiste për 3500 euro secilën.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Do shiste 2 pistoleta te grupet kriminale të Freskut, arrestohet në Allias 28-vjeçari me precedent penal (EMRI+VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?