Report Tv ka siguruar pamjet nga vrasja e Jurgen Dukës orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe një person ende i paidentifikuar debatojnë fillimisht brenda në një market 24 orësh. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe autorit ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë të rinjtë që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, autori del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.
Lajmi kryesor: