Gazetari i Report tv Sokol Dema ka siguruar pamjet e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, nga tre agresorët Dorian Alia, Etlon Kasaj dhe Drivald Alia. Avokati po qëndronte para hyrjes së kopshtit në ish-Bllok në Tiranë, ku kishte lënë djalin e vogël dhe është sulmuar befasisht nga tre personat të cilët e kanë goditur.
Njëri nga autorët e ka goditur në kokë me dorezë hekuri dhe më pas avokati ka rënë në tokë duke përplasur kokën në trotuar. Dy të tjerët më pas e kanë qëlluar me shkelma në kokë dhe në trup. Më pas autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.
Ngjarja ndodhi në orën 08:50 në një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet në ish-Bllok, para një kopshti, në një moment kur kishte prindër të cilët po çonin fëmijët në shkollë. Nga pamjet shihen të frikësuar nga ngjarja e rëndë dhe marrin fëmijët e në krah.
Policia ka prangosur organizatorin Dritan Nano, ndërsa njëri prej dhunuesve Dorian Alia është vetëdorëzuar. 3 të rinjtë e tjerë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë në arrati ndërsa policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tyre.
Dhuna ndaj avokatit ishte për shkak të detyrës, ndërsa zbardhja e ngjarjes nxori blof edhe Rithemelimin e Berishës që foli për dhunë të urdhëruar nga Rama.
Plerat e gjuajne ne toke. Plera!
Përgjigju