Shifrat, më shumë maturantë ikin jashtë vendit për studime! 1260 aplikime më tepër se në 2021! Maturantja ekselente për Report Tv: Këtu s'ka profesionalizëm

29 Maj 2022, 19:17| Përditesimi: 29 Maj 2022, 19:24

  • Share

1260 maturantë më shumë se vitin e kaluar kanë aplikuar për studime jashtë vendit në vitin 2022. Marsida Muha është njëra prej tyre, maturante ekselente rrëfen në Report Tv se arsyeja kryesore e largimit për studime në Gjermani është profesionalizmi. Ndërsa premton se në përfundim të studimeve ajo do kthehet në vendin e saj.

“Report Tv ka siguruar të dhëna nga Qendra shërbime arsimore për aplikimet e maturantëve për studime jashtë vendit për vitin 2022 ku vit pas viti vihet re një rritje e numrit të tyre. Vetëm këtë vit kanë aplikuar 12 116 maturantë për studime jashtë, 1260 maturantë më shumë se në vitin 2021 ku kishte 10 906 aplikime për jashtë.” (Grafi )

Maturantja ekselente e gjimnazit Sami Frashëri, Marsida Muha është një prej aplikantëve për studime jashtë. Shkak i kësaj zgjedhjeje që ajo ka bërë tregon se është mundësia e arritjes dhe zhvillimit të saj profesional në universitetet prestigjioze në Gjermani apo Itali në degët që ajo synon mjekësinë apo ekonominë.

“Për momentin jam në proces aplikimi për jashtë, kryesisht në degët e mjekësisë të përgjithshme apo të ekonomisë, por gjithsesi jam e profilizuar te mjekësia dhe kam bërë këtë zgjedhje se cilësia e edukimit është në nivel më të lartë dhe mund të kem më shumë mundësi për zhvillim personal në një universitet jashtë vendit”, tha ajo. 

Por pas përfundimit të studimeve ajo do të rikthehet sërish në Shqipëri ,për të dhënë kontributin e saj profesional në vendin ku lindi dhe u rrit.

“Kështu që do të doja që kontributin tim ta jepja në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Do të kthehem.”

Përfaqësues të QSHA numrin e lartë të aplikimeve për studime jashtë vendit e argumentojnë me faktin se kjo shifër mund të ulet në vijim pasi janë të shumtë maturantët që aplikojnë për studime jashtë si taktikë për të të tërhequr diplomën më shpejt për arsye të tyre personale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?