Report Tv ka siguruar videon e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kafazin e xhamtë të GJKKO. Ndërsa Monika Kryemadhi po futej në sallë, dallohet edhe Meta i ulur në kafazin e xhamtë, si edhe dy policët që qëndrojnë krah tij.
Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Po, seanca u shty për në 13:30.
Ndaj tij rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.
Lajmi kryesor:
Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al