Report Tv siguron videon e plagosjes së vëllezërve Mumajesi, i dyshuar kryesor ish-efektivi i vrarë, Santiago Malko

2 Tetor 2019, 11:00| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 15:13

  • Share

TIRANË- Rreth një vit para se Santiago Malko të ekzekutohej në mënyrë mafioze e me breshëri plumbash, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka qenë i përfshirë në një konflikt që përfundoi me tre të plagosur.

Ky është momenti kur ish efektivi i policisë Santiago Malko mban në dorë një armë pistoletë dhe qëllon ndaj dy vëllezërve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, ndërsa plumbat kapën edhe mikun e tyre, Ibrahim Durollarin. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:55 minuta të 27 qershorit të vitit 2018, e ndërsa nga kamerat e sigurisë është vërejtur se të dyshuarit si autorë kanë qenë Santiago Malko dhe miku i tij Rigers Miha, të cilët janë afruar pranë lokalit të basteve me një automjet.

Këta të fundit janë vërejtur nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja, por që në atë kohë, i vetmi që u prangos për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ishte 29 vjeçari Ervis Bano. Siç shihet edhe në pamje, për t'u shpëtuar plumbave, vëllezërit Mumajesi qëllojnë me karrige ndaj autorëve. Edhe pse shënjestër e atentatit ishin dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, i plagosur në bark mbeti Ibrahim Durollari.

Ndërsa personi me bluze të bardhë e që është i plagosur në këmbë, është Juxhin Mumajesi.

Pas ngjarjes policia shoqëroi disa persona sit ë dyshuar, por edhe pse autoritetet kishin në duar pikërisht këto pamje, mbetet ende mister pse Santiago Malko dhe miku i tij, Rigers Miha nuk u ndaluan nga uniformat blu.

Atentati ndaj dy vëllezërve Mumajesi dyshohej se kishte si motiv një borxh të pashlyer nga ana e tyre, si dhe kontrolli i territorit për shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Kinostudios.

Santjago Malkos ka qenë i skeduar edhe më herët nga policia, s ii dyshuar i përfshirë në disa ngjarje të rënda. Së fundi, emri i tij u përmend edhe në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të shkuar në zonën e ish-Bllokut, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë. Nga kamerat e sigurisë Malko shfaqet duke hyrë në lokal, por pasi u shoqërua për tu marrë në pyetje, u la sërish i lirë për mungesë provash.

Me rreth të kuq Santiago Malko

Në foto Juxhin Mumajesi

 

I plagosur në bark, shoku i vëllezërve Mumajesi, Ibrahim Durollari
 

Si ndodhi ngjarja më 28 qershor 2018
Dy grupe rivale ju përplasën mesnatën e së mërkurës (28 qershor 2018) në zonën e Kinostudios në Tiranë. Më shumë se 15 të shtëna dëgjuan banorët e zonës, të cilat sipas informacioneve policore, kanë dalë nga disa pistoleta të ndryshme.

Nga të shtënat mbetën të plagosur Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç. I plagosur mbeti edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç. Policia shoqëroi 23 persona, mes tyre edhe një të ri siç dallohet në pamjet e siguruara nga Report Tv. Konflikti ka nisur pranë këtij lokali dhe te makina BMV që shohim në pamje, e cila ishte në pronësi të Rivelino Mumajesit.

Banorët e zonës treguan për Report TV se panë disa persona të shtrirë në tokë, ndërkohë që rruga ishte e mbuluar nga gjaku. Burime nga Policia e Tiranës i thanë Report Tv se dy persona me maska qëlluan në drejtim të dy vëllezërve Mumajesi, të cilët ishin shënjestër e këtij atentati. Këta të fundit i janë përgjigjur të shtënave. Gjithashtu burimet theksuan se shkak i përplasjes me armë është një çështje borxhi. Dyshohet se dy vëllezërit Juxhin dhe Rivelino Mumajesi i kanë pasur një shumë të konsiderueshme borxh disa personave të tjerë. Policia po heton edhe për pistën e prishjes së pazareve të drogës mes dy grupeve rivale.

Në mars të 2017-së Rivelino Muajesi është përfshirë në një tjetër përplasje me armë, por në atë kohë me Eduart Dukën. Policia e Tiranës arrestoi 29-vjeçarin Ervis Bano, pasi menjëherë pas përplasjes ka shkuar të fshehë pamjet e kamerave të sigurisë që tregonin përplasjen me armë mes dy grupeve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • roger: 02/10/2019 22:04

    me ket malkon kan pastruar nje nga halet me te madhe te tiranes. delirant kokainoman e qe madje falej 5 her ne dit....felliqesira si ky nuk meritojne te marrin fryme

    Përgjigju
  • Beni: 02/10/2019 17:50

    Po gazetarët e bënë hero këtë Malken si doli që ky paska bërë gjithë këto timëri dhe nuk arrestohej

    Përgjigju
  • shengjergji: 02/10/2019 14:36

    rradhen e ka shefi ktij rraces keqe

    Përgjigju
  • Loti: 02/10/2019 13:41

    Kudo ne bote mbase kto pamje do ishin prove qe ky robi te futej brenda 30 vjet.

    Përgjigju
  • Emi: 02/10/2019 12:48

    Kjo ashte demokracija.

    Përgjigju
  • Daku: 02/10/2019 11:46

    Hak pa marr e gjak pa lar nuk ka ne kete bote...hakmarrja sherbehet si pjate e ftohte!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?