Report Tv, ka siguruar videon ku njëri nga autorët e grabitjes që ndodhi ditën e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet, shfaqet duke vrapuar i maskuar dhe me çantën me lekë në dorë.
Të dy grabitësit ishin të maskuar, njëri prej tyre i mori çantën me para dhe u nisën, njëri në këmbë dhe i dyti me motor, me synimin për t’u bashkuar tek vizat e bardha në Rrugën e Kavajës. Por, plani nuk funksionoi. Në tentativë për t’u larguar, mes përmes pikës së karburantit, sapo doli në rrugë, motorri u përplas me një automjet tip Mercedez Benz.
Përplasja detyroi grabitësin të largohet në këmbë, bashkë me mikun e tij dhe paratë, në drejtim të “21 Dhjetorit”, pikë nga ku kanë humbur çdo gjurmë.
Lajmi kryesor:
Tiranë, e goditi me sqepar e i mori çantën me lekë 55-vjeçarit te rruga e Kavajës, VIDEO nga momentin kur autori largohet me paratë! I dhunuari: S'di sa lekë kisha, vetëm po i transportoja
M.Q./ReportTv.al