Report Tv siguron videon, momenti kur efektivi plagos 45-vjeçarin te Komuna e Parisit! E qëllon disa herë dhe ikën me vrap

20 Gusht, 11:14| Përditesimi: 20 Gusht, 11:26

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet e plagosjes me armë të 45-vjeçarit Lorenc Kosta një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet momenti kur 45-vjeçari Kosta po ecën në këmbë në trotuar. Aty mbërrin me makinë punonjësi i policisë, Erjon Goxhara 46 vjeç. Ky shkon drejt Kostës dhe nis ta qëllojë disa herë me pistoletë në drejtim të këmbëve.

Më pas Goxhara largohet me shpejtësi. 45-vjeçari mbetet i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarë të rastit.

Kosta ndodhet ende në spital, ndërsa  efektivi është ende në kërkim. 10 mijë euro janë vënë në dispozicion për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e tij.


Lajmi kryesor:

Atentat për tradhti/ PAMJET kur polici lëshon 6 plumba ndaj 45-vjeçarit në Tiranë! Gruaja e efektivit pranon lidhjen me kolegun te ERE


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?