Report Tv sjelle foto nga gara ndërkombëtare GS Trophy 2022, e cila po zhvillohet për herë të parë në bukuritë e pazbuluara të Shqipërisë.
57 pjesëmarrës me 14 kombësi të ndryshme, 21 ekipe dhe 126 motoçikleta, po i bien qark e tërthorë vendit tonë.
BMW Motorrad do të sjellë International GS Trophy në Shqipëri në datat 4-10 shtator 2022.
Gjatë 7 ditëve pjesëmarrësit do të garojnë me motorët e tyre në male të thepisur, lugina, lumenj të egër, pyje të dendura dhe në vijën bregdetare të Shqipërisë.
Komento